Legjenda braziliane, Ronaldinho e ka quajtur Neymarin si trashëgimtarin e tij dhe si yllin e ekipit të Kombëtares së Brazilit.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 ishte një ikonë për ekipin kombëtar dhe i ndihmoi ata të fitonin Kupën e Botës në vitin 2002 dhe Copa America më 1999.

Brazili ngriti Copa America në vitin 2019 me Neymarin e dëmtuar, dhe ylli i Paris Saint-Germain ishte i zhgënjyer në finale e së shtunës pasi Argjentina mposhti Selecaon me rezultat 1-0 për të fituar titullin.

Nga lotët e Messit deri tek përqafimi me Neymarin dhe driblimet e shumta – Gjërat më interesante të finales në Copa America Nga lotët e Messit deri tek përqafimi me Neymarin dhe driblimet e shumta – Gjërat më interesante të finales në Copa America

Por, Ronaldinho beson se sulmuesi 29-vjeçar ka zënë vendin e tij si legjendë e Brazilit.

“Po, pa dyshim, ai është trashëgimtari im”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për France Football.

Messi dhe Neymar zgjidhen lojtarët më të mirë në Copa America Messi dhe Neymar zgjidhen lojtarët më të mirë në Copa America

“Ai është lojtari ynë kryesor, idhulli i brazilianëve”.

“Ai nuk e ka humbur guximin, driblimin e tij dhe është gjithmonë kënaqësi ta shoh atë në fushë”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/