Ronaldinho flet për herë të parë për kohën në burg dhe situatën në të cilën ndodhet
Ronaldinho ka folur për herë të parë lidhur me qëndrimin në burg dhe si e ka kaluar kohën duke luajtur futboll dhe duke nënshkruar autografe.
Legjenda braziliane shpreson për një zgjidhje më të shpejtë të çështjes së pasaportës false, si pasojë e të cilës qëndroi një muaj në burg, ndërsa që nga 7 prilli është në arrest shtëpiak në një hotel në Paraguai.
Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen paraguaiane ABC Color, 40-vjeçari ka thënë se nuk kishte imagjinuar kurrë se mund të ndodhej në një situatë si kjo e tanishmja. Ai u ka thënë gazetarëve se nuk e ka pasur idenë se pasaporta e tij dhe e vëllait, me të cilat hynë në Paraguai, janë false.
“U shokuam kur e morëm vesh se dokumentet nuk ishin legale. Nga ai çast, qëllimi jonë ka qenë që të bashkëpunojmë me gjykatat për ta sqaruar gjithë këtë. Unë kam besim. Gjithmonë lutem që gjërat të shkojnë mirë dhe me vullnet të Zotit kjo do të përfundojë mirë së shpejti”.
“Kur e mësova se do të shkoja në burg, u lëndova shumë. Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të jem në një situatë të këtillë. Gjithë jetën time jam përpjekur që të arrij në nivelet më të larta profesionale dhe t’u ofroj lumturi njerëzve me futbollin tim”, ka deklaruar Ronaldinho.
Gjatë intervistës janë prekur edhe tema të karrierës së tij, ndërsa të tjerat kishin të bëjnë me situatën e tanishme dhe problemet me autoritetet. Ai konfirmoi se ka udhëtuar në Paraguai me vëllanë e tij, Roberto de Assis Moreira, për të qenë pjesëmarrës në hapjen e një kazinoje online dhe një libri.
Braziliani ka folur për të burgosurit tjerë, ku ishte fotografuar duke luajtur futboll, për të cilët ka thënë se kanë trajtuar mirë.
“Loja e futbollit, nënshkrimi i autografeve dhe fotografimi me njerëzit, është pjesë e jetës time. Nuk kam arsye pse të mos e bëj, sidomos me njerëzit që kanë përjetuar momente të vështira njësoj sikur unë”, ka thënë Ronaldinho.
While we're all in quarantine due to coronavirus, Ronaldinho's life in a Paraguayan prison really doesn't seem so bad… pic.twitter.com/bs2X94reqX
— Ben Hayward (@bghayward) March 30, 2020
I pyetur se çfarë do të bëjë pasi të lirohet nga ky makth, ai është përgjigjur: “Gjëja e parë që do ta bëj është t’ia jap nënës time një puthje të madhe. Që nga fillimi i krizës së coronavirusit, ajo ka përjetuar çaste të vështira. Pastaj do ta absorboj ndikimin që ka krijuar kjo situatë dhe do të vazhdoj përpara me besim dhe forcë”.
Ronaldinho dhe vëllai i tij u arrestuan më 6 mars pas hyrjes në Paraguai me pasaporta fals që tregonin se ata janë qytetarë të natyralizuar paraguaianë.
Tashmë është duke u zhvilluar një hetim kriminal dhe autoritet po grumbullojnë fakte lidhur me skandalin e pasaportave që ka çuar në arrestimin e dhjetëra njerëzve, duke përfshirë një biznesmen brazilian, i cili besohet se ua ka dhënë dokumentet.
Ronaldinho chilling signing autographs and drinking alcohol in a Paraguayan prison. 🍺🖋
Still have no idea how one of the most famous men in Brazil thought he could get into Paraguay with a fake Paraguayan passport. 🇧🇷🇵🇾 pic.twitter.com/QqfnXBYC8m
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) March 11, 2020
Ish-futbollisti brazilian është paralajmëruar se mund të qëndrojë në arrest shtëpiak për disa muaj, para se të merret vendimi nëse do të shkojë në gjykatë.
Dënimi maksimal për krimin që hetohet është deri në pesë vjet burg, ndërsa Ronaldinho dhe vëllai i tij thonë se janë mashtruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë