Rona Nishliu është përfaqësuesja e parë e ftuar në kongresin e përvitshëm të organizatës së fansave të Eurosong në Spanjë.

Ajo u prit me ovacione e duartrokitje të gjatë, njëjtë si në prezantimin e saj para gjashtë vitesh në Baku të Azerbajxhanit (2012).


Në sesionin e pyetje-përgjigjeve, fansat spanjollë pyetën nëse Rona do të merrte pjesë përsëri në Festivalin Evropian të këngës, Eurovision, por këtë herë si përfaqësuese e Kosovës.

Rona shpjegoi se punon në Radio Televizionin e Kosovës dhe është pjesë e grupit që po bën përpjekje t’i mundësojë pjesëmarrjen vendit të saj në këtë festë të përvitshme të këngës evropiane.

RonaNishliuEurovision 2 (Photo by Pablo Blazquez Dominguez/Getty Images)

Ajo u shpreh se mund të rikthehet në Eurovision për ta përfaqësuar vendin e saj, nëse kjo do ishte e rëndësishme për Kosovën.

Gjithashtu, si me shaka, ajo pyeti fansat spanjollë nëse mendojnë se duhet ta përsërisë pjesëmarrjen e saj, dhe ata me entuziazëm u përgjigjën se ajo duhet patjetër ta bëjë një gjë të tillë!

Kujtojmë që Rona Nishliu e përfaqësoi Shqipërinë në ‘Eurovision Song Contest’ në vitin 2012 në Baku të Azerbajxhanit, ku u rendit në vend të pestë që është edhe arritja më e madhe e Shqipërisë në këtë festival. /Telegrafi/