Roma po përgatit një ofertë për të bindur Intel-in të investojë miliarda euro në një fabrikë të mikro-çipave në Itali
Roma po përgatit një ofertë për të provuar të bindë Intel të investojë miliarda euro në një fabrikë të avancuar të prodhimit të mikro-çipave në Itali, pasi Gjermania del si kryesuese për të krijuar një megafabrikë edhe më të madhe të planifikuar nga kompania amerikane, kanë thënë burime për Reuters.
Sipas mediumit në fjalë, fabrikat do të jenë pjesë e një përpjekjeje të grupit amerikan për të ndërtuar kapacitete prodhuese të avancuara në Evropë për të ndihmuar në shmangien e mungesës së furnizimit në të ardhmen të llojit që aktualisht ka dëmtuar industrinë e automobilave në veçanti, përcjell Telegrafi.
Roma është tashmë në bisedime me Intel për investimin e mundshëm, i cili sipas vlerësimeve paraprake do të ishte më shumë se 4 miliardë euro (4.7 miliardë dollarë), thanë burimet që janë përfshirë në diskutime.
Njëri prej tyre tha se totali mund të arrijë edhe rreth 8 miliardë euro, në varësi të planeve të Intel.
Megjithatë, ata nuk pranuan të identifikoheshin sepse detajet janë konfidenciale.
Roma është e gatshme të financojë një pjesë të investimit të përgjithshëm me para publike dhe të ofrojë kushte të favorshme për Intel, duke përfshirë kostot e punës dhe energjisë, thanë burimet.
Fabrika do të krijonte më shumë se 1000 vende pune direkte në Itali, shtuan ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Sony zbulon Xperia 1 VI me "përmirësime superiore" dhe "dizajn të rinovuar"
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3