LAJMI I FUNDIT:

Roma po mendon seriozisht për Chiesan, Totti dhe Pellegrini po e bindin sulmuesin italian

Roma po mendon seriozisht për Chiesan, Totti dhe Pellegrini po e bindin sulmuesin italian

Federico Chiesa është objektivi numër një i Romës për sulmin dhe Giallorosët po bëjnë gjithçka për ta bindur atë.

Sulmuesi italian është futur në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe ende nuk ka një marrëveshje të re për rinovimin e saj.

Duke parë se kontrata e tij me Zonjën e Vjetër skadon në verën e vitit 2025, Roma po tenton me çdo kusht të transferojë atë.


Tri ëndrrat dhe objektivat tjera të Romës në afatin kalimtar të verës
Lexo po ashtu Tri ëndrrat dhe objektivat tjera të Romës në afatin kalimtar të verës

Il Tempo ka raportuar se për ta bindur Chiesan të transferohet në kryeqytetin italian kanë ndërhyrë edhe kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini dhe ikona e këtij klubi Francesco Totti.

Ish-kapiteni dhe kapiteni aktual kanë folur me Chiesan në grumbullim të Kombëtares së Italisë dhe tanimë Roma ka më shumë gjasa të nënshkruajë me të.

I zhgënjyer nga klubi dhe trajneri, Federico Chiesa kërkon largimin nga Juventusi
Lexo po ashtu I zhgënjyer nga klubi dhe trajneri, Federico Chiesa kërkon largimin nga Juventusi

Giallorosët janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro te Juventusi për ta marrë asin italian.

Ndërkohë pas largimit të lojtarëve shumë të paguar si Romelu Lukaku, Renato Sanches e Chris Smalling, Roma është e gatshme t’i ofrojë Chiesas pagë prej shtatë milionë eurove neto në sezon, duke e bërë atë ndër lojtarët më të paguar në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori