Roma dhe Juventusi do të përballen në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Ndeshja që fillon ën ora 18:30, do të luhet në stadiumin “Olimpico”, me dy skuadrat që duan pikët e plota.


Për këtë sfidë, Giallorossët do të jenë pa Leonardo Spinazzola që është i lënduar, Ebrima Darboe e Amadou Diawara që luajnë në Kupën e Afrikës, Daniel Cerantula Fuzato i infektuar me coronavirus, ndërsa Rick Karsdorp dhe Gianluca Mancini kanë kartonë të kuq.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Juventusi do të ketë mungesën e Alex Sandros, Leonardo Bonuccit dhe Danilos që janë të lënduar.

Formacionet bazë:Roma: Rui Patricio; Smalling, Cristante, Ibanez; Maitland-Niles, Veretout, Mkhitaryan, Pellegrini, Vina; Afena-Gyan, Abraham.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, De Sciglio; Bentancur, Locatelli; McKennie, Dybala, Chiesa; Kean. /Telegrafi/

telegrafi sport app