LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Barcelona përsëri pas të njëjtit objektiv, Giallorosët afër t’ia rrëmbejnë De Jongun katalunasve

Roma dhe Barcelona përsëri pas të njëjtit objektiv, Giallorosët afër t’ia rrëmbejnë De Jongun katalunasve

Gjiganti italian Roma ka shitur disa nga yjet kryesorë gjatë afatit kalimtar të verës.

Radja Nainggolan, Kevin Strootman dhe Alisson Becker ishin largimet e mëdha nga Giallorosët.

Por duket se drejtori sportiv i Romës, Monchi do të tentojë të bëjë edhe një transferim nga Ajaxi.


E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo ka shkruar se Roma është gati t’ia rrëmbejë një objektiv Barcelonës.

Pasi humbën betejën për Malcomin nga Barcelona, kryeqytetasit italian janë gati t’i hakmerren katalunasve.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshme spanjolle, drejtori sportiv i Romës, Monchi ka nisur bisedimet me Ajaxin për talentin holandez.

21-vjeçari ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me gjigantin holandez dhe është bërë ndër lojtarët më të kërkuar.

De Jong luan si mesfushor defensivë por mjaftë mirë paraqitet edhe në qendër të mbrojtjes.

Kjo ka bërë që Roma të insistojë për transferimin e tij dhe verdhekuqtë janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për të.

Kontrata e reprezentuesit holandez me Ajaxin skadon në verën e vitit 2022, ndërsa në garë për të janë edhe Borussia Dortmund, Tottenham dhe Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve

"Figo 2.0?", Lamine Yamal pyetet nëse do të transferohej te Real Madridi

La Liga
Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

La Liga
Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

La Liga
Arteta kërkon nga Arsenali transferimin e sensacionit të Bundesligës

Arteta kërkon nga Arsenali transferimin e sensacionit të Bundesligës

Premier League
Luis Diaz me tri kërkesa për t'u transferuar te Barcelona

Luis Diaz me tri kërkesa për t'u transferuar te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori