LAJMI I FUNDIT:

Roli i dy grabitësve të Rinasit: Njëri sillte municionet, tjetri ishte vëllai i “kapos” (Foto/Video)

Roli i dy grabitësve të Rinasit: Njëri sillte municionet, tjetri ishte vëllai i “kapos” (Foto/Video)

Ka shkuar në tetë numri i të arrestuarve lidhur me bandën e grabitësve të bankës së nivelit të dytë, në Qafë-Kashar.

Në pranga janë vënë edhe Aleksander Murataj, 41 vjeç, dhe Dritan Sinani, 43 vjeç – të dy banues në Tiranë.


Ata akuzohen se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit në shkurt të këtij viti dhe në 2015-ën.

Hetimet kanë zbuluar se Dritan Sinani, i arrestuar tri ditë më parë, është një nga njerëzit që ka siguruar një pjesë të armëve të përdorura në grabitjen e Rinasit me 9 shkurt të këtij viti

Po ashtu, sipas policisë së Tiranës, ai dyshohet se ka përgatitur shpërthimin e burgut të Trikallës në Greqi, në mars të vitit 2013, duke furnizuar me arme te burgosurit shqiptare qe drejtoheshin nga Ilir Kupa.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe Klement Çala e Admir Murataj që konsiderohet si kreu i grupit që organizoi dy grabitjet e shtatë milionë eurove në dhjetor 2015 dhe shkurt 2017 në rrugën Qafe Kashar – Rinas.

Ndërsa, Ilir Kupa e disa të arratisur të tjerë nga burgu i Trikallës u benë pjesë e grupit të Babagjyshëve, përgjegjës për dhjetëra grabitje te armatosura te dyqaneve te floririt, një prej të cilave përfundoi me vrasje, në Dibër te Madhe të Maqedonisë.

Në nëntor të vitit 2015, Sinani u kap me një sasi droge Kanabis Sativa nga policia, ndërsa lënda narkotike dyshohet se synohej të trafikohej në Greqi me autobus.

43-vjeçari, kishte hyrë në lidhje fillimisht me Admir Muratajn, pasi gjatë kohës që udhëtonte në Greqi si shofer i një linje autobusësh, i dërgonte porosi të ndryshme Muratajt nga familja e tij qe gjendej në Shqipëri, raporton Klan TV.

Ai i kishte ruajtur marrëdhëniet me Admir Muratajn dhe një pjesë të personave me të cilët me 9 shkurt sulmoi blindin e një banke të nivelit të dytë duke marre 3.2 milionë euro.

43-vjeçari Sinani, u arrestua nga policia të martën në mbrëmje bashkë me Aleksandër Muratajn. Deri më tani numri i anëtareve të arrestuar te këtij grupi ka arritur ne 9.

Kamerat e sigurisë së banesës së Admir Murataj në Pezë dhe të biznesit të Dash Kupës, kanë tradhtuar grupin që në dy raste grabitën mjetet e transportit të parave të bankës.

ABC News ka mësuar se pas përfundimit të akt-ekspertimeve të kamerave të sigurisë, të marr nga serveret qendror të shtëpisë së Muratajt dhe bizneset e Kupës, janë identifikuar personat që kanë marr pjesë në grabitje.

Referuar këtyre pamjeve, prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestet të cilët u ekzekutuan, duke prangosur shtetasit Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani. Sipas akuzës, dy të dyshuarit Murataj dhe Sinani janë fiksuar nga këto kamera sigurie, në takimet e zhvilluara para grabitjes dhe gjatë gjithë ditës së 9 shkurtit, kur edhe u krye grabitja e dytë në rrugën Qafë Kashar-Rinas.

Në këto pamje, të dyshuarit janë fiksuar duke transportuar edhe çantat, ku mendohet se ishin parat e grabitura. Sipas prokurorisë, Aleksandër Murataj, vëllai i “kapos” – të shpallurit në kërkim Admir Murataj – dyshohet se nuk ka marr pjesë në grabitje direkt, por ka ndihmuar grabitësit si në vëzhgimin e mjeteve ashtu edhe pas grabitjes, duke i shoqëruar me makinë.

Ndërkohë i dyshuari Dritan Sinani, mendohet se ka marr pjesë në grabitje, por si shofer i njërit prej dy foristradave që u përdoren gjatë grabitjes së 9 shkurtit. Gjithashtu, Sinani rezulton se është dënuar kohë më parë nga prokuroria për krime të rënda për trafik droge të mbetur në tentativë, pasi është arrestuar duke tentuar të kaloi nga porti I Durrësit një sasi të konsiderueshme hashashi me autobusin, ku ishte punësuar si shofer.

Burimet thonë se prokuroria ka dorëzuar kërkesat në gjykatë, ku kërkon që ndaj dy të dyshuarve të caktohet masa e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.Sipas akuzës, gjatë marrjes në pyetje të dy të dyshuarit, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani nuk kanë pranuar të japin shpjegime për akuzat, duke rezervuar të drejtën për të fol në një fazë tjetër gjatë hetimit. /ABC News/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori