LAJMI I FUNDIT:

Roku tejkalon Chromecast, Apple dhe Amazon me numër të përdoruesve

Roku tejkalon Chromecast, Apple dhe Amazon me numër të përdoruesve

Roku mund të jetë pajisja më e përdorur e lidhur me TV këtë vit, duke lënë pas rivalët e mëdhenj sikurse Chromecast, Fire TV dhe Apple TV, thuhet sipas një parashikimi të ri të 2017 nga eMarketer të cilin kompania e ka lëshuar këtë mëngjes.

Firma e hulumtimeve të tregut vlerëson se 38.9 milionë përdorues amerikanë do të përdorin një pajisje Roku të paktën një herë në muaj në 2017, një rritje kjo me 19.3 përqind nga viti i kaluar.


Kjo do të bëjë që Roku të marrë 23.1 përqind të të gjithë përdoruesve të lidhur me TV, në aspektin e tregut.

Vlerësimet e eMarketer për Roku, megjithatë, janë shumë më të larta se sa statistikat e publikuara nga vetë Roku së fundmi.

Më parë këtë muaj, Roku tha se arriti në 15 milionë llogari aktive mujore të përdoruesve në të gjithë platformën e saj, e cila përfshin gamën e platformave të mëdha të mediave dhe vetë Roku TV.