LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Kosova ta përgatitë draft-statutin e Asociacionit

Rohde: Kosova ta përgatitë draft-statutin e Asociacionit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta përgatitë  draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rohde këto deklarata i bëri pas takimit që ka zhvilluar me anëtarët e Komisionin parlamentar për punë të jashtme dhe diasporë.


“Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode.

Ndryshe, gjatë takimit, të 2 majit një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, kishte prezantuar draft-statutin për formimin e Asociacionit, por që ishte kundërshtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Dokumenti i plotë i draft-statutit i paraqitur nga Ekipi Menaxhues në Bruksel të cilin e ka refuzuar Kosova
Lexo po ashtu Dokumenti i plotë i draft-statutit i paraqitur nga Ekipi Menaxhues në Bruksel të cilin e ka refuzuar Kosova

Sipas Kurtit, ekziston dëshira për një Republikë Srpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut, duke theksuar se dokumenti, si i tillë është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori