LAJMI I FUNDIT:

Rohani shpreh vullnetin e Iranit për bisedime me SHBA-në

Rohani shpreh vullnetin e Iranit për bisedime me SHBA-në

Një agjenci e lajmeve iraniane tha se presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka njoftuar se Teherani mund të dëshirojë të mbajë bisedime me Shtetet e Bashkuara nëse kjo e fundit tregon respekt.

Komentet e Rohanit vijnë pas thellimit të tensioneve ndërmjet Teherani dhe Uashingtonit, që nga koha kur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshjeva bërthamore midis fuqive botërore dhe filloi me rritjen e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit.


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rivendosur sanksionet ekonomike ndaj Iranit vitin e kaluar, si dhe ka rritur sanksione të tjera ekonomike në maj kur urdhëroi shtetet e tjera të ndalin importin e naftës së Iranit.

Agjencia Fars ka cituar Rohanin të ketë thënë që “Irani është për bisedime nëse pala tjetër ulet më respekt në tavolinen e bisedimeve dhe është në përputhje me rregullat ndërkombëtare”, raporton REL.

Ndërkaq, më 29 maj, Trump tha se Uashingtoni nuk është duke kërkuar ndryshim të regjimit në Iran.

“Ka shancë të jetë një shtet i mirë nën të njejtën udhëheqje, nuk po kërkojmë ndryshim të regjimit. Dua vetëm ta bëj të qartë”, tha Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Botë
Kalo në kategori