LAJMI I FUNDIT:

“Robtë e tu mund të jenë më të ofenduar se robtë tanë, nuk vijmë nga rruga”, replikë mes Krasniqit dhe Shkretës

“Robtë e tu mund të jenë më të ofenduar se robtë tanë, nuk vijmë nga rruga”, replikë mes Krasniqit dhe Shkretës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën u diskutua  për themelimin ose jo të Komisionit Hetimor për Energjinë, i kërkoi deputetëve të pozitës që të jenë të sinqertë e mos të gënjejnë, duke përfshi edhe familjarët e tyre.

Krasniqi tha se tifozeria është e kuptueshme për ndonjë temë, duke iu drejtuar pozitës, e i pyeti se kur të shkojnë në shtëpi si do t’i arsyetohen familjarëve të tyre për rastin e Martin Berishajt, për rritjen e tarifave të rrymës, etj.


Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

“Shikoni tifozeria është e kuptueshme për ndonjë temë, unë nuk ua ndërroj mendjen. Por kur të shkoni nëpër shtëpitë tua, kur të flisni me familjarët e juaj, prindërit e juaj, bashkëshortet e fëmijët, me ata jini të sinqertë. Qatyne kallxomni qysh keni me ia arsyetu për rastin e Martin Berishajt, qysh keni me ia arsyetu rritjen e tarifave, këtë insistim mos me hetu këto dyshime marramendëse. Qysh keni me ia arsyetu? Duke i thënë Albini po na thotë e s’kemi çka me i bo a? S’mund t’i arsyetoheni atyne. Andaj bëheni të sinqertë me vetveten”, tha Krasniqi, raporton Telegrafi.

I menjëhershëm ishte reagimit i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mirsad Shkreta i cili ia bëri me dije Krasniqit që së pari duhet të merret me gjuhën fyese të deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit e jo të deputetëve të pozitës.

“Ah robt...”, Abelard Tahiri shanë deputetët e LVV-së
Lexo po ashtu “Ah robt...”, Abelard Tahiri shanë deputetët e LVV-së

“Robt e tu mund të jenë më të ofenduar se robt tanë për atë që the më herët. E kryetari yt në vend që të merrej me gjuhën që e përdore ti, po merret me gjuhën tonë se si të flasim e sillemi në parlament. Kjo flet për hipokrizi të opozitës”, u shpreh ai duke iu drejtuar deputetit Aberlard Tahiri.

Mirsad Shkreta, deputet i LVV-së

Më pas deputeti Shkreta replikoi edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“…Ne nuk vijmë nga rruga, por nga profesionet tona. Shembullin e rrugës në politikë e keni ju”, u shpreh ai.

Ndërsa replika nuk mungoi as nga Krasniqi duke i thënë Shkretës se kulturën e rrugës e ka gjet në partinë që ka shkuar, në LVV.

“Mirsad Shkretës s’ia përmenda emrin… Kulturën e rrugës e ke gjet në këtë parti që ke shku. Se kjo është parti që në rrugë i ka kall institucionet. Nëse aludon tek ‘Ritmi i Rrugës’ që e ke ngu kur je rrit, ajo është një nga senet me krenare që e kam bërë unë. E kam ngrit zërin më shumë se ti….. E nëse  mendon që arti është diçka e keqe, po e ofendon Ardiana Matoshin që është pjesë e partisë. Mirsad mos e fsheh krimin, mos u bë pjesë e tyre…”, u shpreh Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori