LAJMI I FUNDIT:

Roboti i parë humanoid fton udhëheqësit botërorë të vizitojnë Sofjen – Kryeqyteti Dixhital i Evropës (Foto/Video)

Roboti i parë humanoid fton udhëheqësit botërorë të vizitojnë Sofjen – Kryeqyteti Dixhital i Evropës (Foto/Video)

Edicioni i 10-të i Webit Festival Europe do të mbahet më 25-27 qershor të këtij viti. Ky është forumi më me ndikim për inovacionin, politikat, investimet, ekonominë dixhitale dhe sipërmarrjen në Evropë.

Festivali do të jetë një pikë grumbulluese e liderëve kryesorë të biznesit botëror dhe inovatorëve, investitorëve, si dhe politikanëve, komisionerëve, kryeministrave dhe ministrat nga e gjithë Europa.


“Unë mezi pres që t’ju shoh në Webit Festival në Sofje – kryeqytetin dixhital. Jam e lumtur që kam mundësinë për t’u lidhur me mbi 7000 pjesëmarrës përfshirë ktu kryeministrat, politikanët, biznesmenët dhe akademikët liderë globalë, të mbledhur për të: “shpikur së bashku të ardhmen e Evropës ”  thotë Sophia në ftesën e saj të publikuar në Facebook.

Sophia është roboti më i avancuar dhe i famshëm i Hanson Robotics, i pajisur me ekspresivitet, estetikë dhe interaktivitet të jashtëzakonshëm. Ajo mund të simulojë një gamë të plotë të shprehjeve të fytyrës, të ndjekë dhe të njohë fytyrat, të shikojë njerëzit në sy dhe të mbajë biseda natyrore me ta.

“Zonja robot” bëri debutimin e saj nga shfaqja në mars të vitit 2016. Që atëherë, ajo është bërë një personalitet shumë i kërkuar prej medias. Ajo ka bërë intervista të shumta për shtyp, është shfaqur në emisionet më të njohura të televizionit dhe ka qenë anëtare e panelit në disa nga konferencat më prestigjioze në botë. Këtë vit ajo do të jetë një mysafire e veçantë në edicionin e 10-të të Webit Festival Europe.

Festivali është një krenari për Bullgarinë, sepse tërheq udhëheqësit kryesorë jo vetëm nga bota e teknologjisë, por edhe nga biznesi dhe politika.

Në mesin e folësve të lartë të konfirmuar në festival janë:
Tawakkol Karman, Maurice Lévy – Kryetar dhe Drejtor Ekzekutiv i Publicis Groupe, Carlos Moedas – Komisioner për Kërkime, Shkencë dhe Inovacion, Komisioni Evropian, Prof. Dr. Udo Helmbrecht – Drejtor Ekzekutiv , Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mari Kiviniemi – Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, OECD, Kombet e Bashkuara, Catherine Carlton – Kryetari i Bashkisë (2014 dhe 2015) Menlo Park City , Silicon Valley, Presidenti Matt Brittin, Biznesin dhe Operacionet e EMEA, Google, Andy Tsao – Drejtor Menaxhues, Silicon Valley Bank dhe shumë tjerë.

Festivali ka mbi 10 konferenca (takime) që mbulojnë tema të tilla si e ardhmja e kujdesit shëndetësor, aftësitë dixhitale dhe arsimi, teknologjia, gratë në biznes dhe politikë, infrastruktura 4.0, mediat në shekullin 21 dhe të tjera.

Për më shumë informacion dhe bileta për festivalin, vizitoni:
http://www.webit.bg/2018/tickets.php

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori