Bordi Mbikëqyrës i Drejtorëve në Telekom Slovenije, ia ka vazhduar mandatin dhe pozitën e drejtorit ekzekutiv të IPKO, drejtorit aktual të kompanisë – Robert Erzin deri në vitin 2022.
Vendimin për vazhdimin e mandatit ndaj Erzin është marrë nga organi më i lartë menaxhues i kompanisë mëmë, Telekom Slovenije, duke marrë parasysh suksesin dhe rritjen e vazhdueshme të IPKO-së në treg, e cila ka ndodhur nën udhëheqjen dhe lidershipin e Robert Erzin, i cili këtë pozitë e mban nga shkurti i vitit 2011.
Si drejtor ekzekutiv në IPKO, Robert Erzin ka bërë që IPKO të rritet në të gjitha segmentet e biznesit në të cilat ajo operon.
Për afro shtatë vjet si drejtor në IPKO, Erzin e ka rritur telefoninë mobile nga 25 për qind pjesëmarrje në treg në mbi 36 për qind, edhepse madhësia e tregut mobil kosovar ka ndryshuar vazhdimisht.
Përveç rritjes së madhësisë së kompanisë në tregun mobil, Erzin ka arritur që të ruajë dhe të rrisë të hyrat në telefoni mobile, përkundër trendeve tërësisht negative të tregut mobil, posaçërisht në Kosovë.
Në shërbimet fikse, IPKO vazhdon ta mbajë pozitën e liderit të padiskutueshëm të tregut me afro 50 për qind pjesëmarrje në treg, ndërsa IPKO e ka dyfishuar bazën e përdoruesve të saj të internetit dhe TV digjital brenda këtyre viteve.
Krahas sukseseve të jashtëzakonshme në treg si drejtor ekzekutiv në IPKO, Erzin ka arritur që të rrisë edhe investimet kapitale të kompanisë në treg, ka tejkaluar sfidat e shumta të tregut, duke e rritur numrin e punëtorëve në kompani si dhe ka arritur që IPKO të jetë telefonia e parë mobile e cila ka lansuar teknologjitë 3G dhe 4G në treg, si dhe marka më me peshë në industrinë e telekomunikimeve në Kosovë.
Menaxhmenti i kompanisë telekomunikuese IPKO është i bindur se nën menaxhimin e mëtejshëm të Erzin si drejtor ekzekutiv, IPKO do ta ruajë pozitën e saj udhëheqëse në treg, si dhe do të përmbush misionin e saj për t’u krijuar mundësi individëve, komuniteteve e bizneseve në Kosovë e më gjerë, që të lidhen e të zhvillohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City