Robert De Niro shqetëson fansat me një rrip misterioz krahu

Aktori 82-vjeçar ishte prapa skenës në Studio 54 në New York City, gjatë vizitës së tij për shfaqjen në Broadway Edipi, ku bashkëpunoi me Mark Strong dhe Lesley Manville.
Një përfaqësues i aktorit konfirmoi për People se De Niro i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Burimi shtoi se ai nuk do të qëndronte gjatë me rripin dhe gjendja e tij është nën kontroll, shkruan DailyMail.

Fansat u alarmuan edhe më parë nga pamja më e hollë e trupit të tij në daljet publike gjatë muajve të fundit.
Përtej kësaj, De Niro ka qenë aktiv, duke marrë pjesë në paraqitje publike si Jimmy Kimmel Live! dhe një vizitë në Vatikan.

Kjo vjen disa vite pas dëmtimit të rëndë të këmbës në maj 2021 gjatë xhirimit të filmit Killers of the Flower Moon të Martin Scorsese.
Aktori e përshkroi atë dëmtim si “të tmerrshëm”, por i menaxhueshëm dhe theksoi se kishte ndjekur trajtimin mjekësor të nevojshëm për t’u rikuperuar plotësisht. /Telegrafi/


















































