LAJMI I FUNDIT:

RMV: Këtë vit qershori pa qershi, moti i keq i ka dëmtuar

RMV: Këtë vit qershori pa qershi, moti i keq i ka dëmtuar

Edhe pse është sezona e qershive, ato janë bërë luks për qytetarët, ato mezi arrihet të gjenden në treg. Në Bit Pazar ato i pamë në sasi të vogla vetëm në dy tre tezga. Qytetarët habiten me një situatë të tillë dhe po aq me çmimin e lartë të tyre në këtë sezonë.

“A po, është problem interesant, problem është, nuk e di ndoshta koha që ka ndryshu, natyra po ndryshon, klima po ndryshon, ja edhe qershi nuk ka, nuk ka interesant. Si të ndryshojë klima, kanë ndryshuar edhe ushqimet, shpresojmë të bëhet sikur ka qenë më herët”, deklaroi një qytetar.


“Çmimet janë të shtrenjta, po edhe koha është ashtu, e shohim se krizë e keqe është, por për shkak të krizës, rrogat janë të dobëta, pensionet janë të dobëta, sdi çfarë të dhem tjetër gjë”, u shpreh një qytetar.

Shitësit pajtohen se kërkesa për qershi është shumë e lartë, por thonë se për shkak të motit të ftohtë qershitë ose janë vonuar ose janë dëmtuar dhe prishen shpejtë.

“Furnizimi është pak i dobët për arsye se edhe moti nuk ka qenë shumë i mirë, prandaj ka pak shitje, nuk ka qershi sa duhet, por njerëzit janë të interesuar i kërkojnë. Në disa vende ke, në vende të tjera jo, pasi moti është shumë i ligë, prandaj nuk kemi furnizim të rregullt”, deklaroi një shitëse.

“Qershitë që pjeken më herët ata i ka dëmtuar, të tjerat që dalin më vonë, nuk janë të dëmtuara, për momentin çmimi i qershive është i lartë sepse nuk ka… Ka kërkesë por çmimet e qershive janë shtrenjtë”, u shpreh një shitës.

“Kushtet kanë ndikuar shumë, për këtë arsye nuk ka, për qershitë”, tha një shitës.

“Janë pak të dobëta, janë të lënduara shumë prej shiut, ja ku i ke edhe të prishura shumë brenda tyre, por çfarë të bëjmë… Shumë, ja çmimi prej në 80, në vend se të jetë 100 në 80 ka rënë.” – shitës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori