LAJMI I FUNDIT:

Rivian shfaq pamje tjera të modelit të ri pak përpara debutimit

Rivian shfaq pamje tjera të modelit të ri pak përpara debutimit

Rivian sot do të prezantojë SUV-in e tij të parë R2.

Javën e kaluar Rivian ka publikuar disa specifika rreth modelit të ri, por tashmë po tregon edhe më shumë nga SUV-i elektrik pak përpara debutimit.


Një foto e re na jep një pamje të xhamit të përparmë të R2, çatisë, dhe pjesës së pasme, ndërsa më shumë imazhe janë shpërndarë në Instagram, përcjell Telegrafi.

Marka ka dhënë pak detaje rreth EV. Dihet se do të jetë më i vogël se R1S dhe më i përballueshëm. CEO i kompanisë, RJ Scaringe, tha se mund të kushtojë rreth 45 mijë deri në 50 mijë dollarë (mbi 40 mijë euro). Kjo e radhit atë si konkurrent krah modelit Y të Tesla-s, Ford Mustang Mach-E, Kia EV6, dhe Hyundai Ioniq 5.

Detajet tjera rreth fuqisë janë ende sekrete.

Bëhet e ditur se Rivian po shpenzon 5 miliardë dollarë për një fabrikë të re prodhuese në Gjeorgji. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Rivian (@rivianofficial)