LAJMI I FUNDIT:

Rivali e quajti frikacak dhe e ofendoi gjithë Irlandën, por McGregor thotë se nuk është i bindur se ai është i të njëjtit nivel (Video)

Rivali e quajti frikacak dhe e ofendoi gjithë Irlandën, por McGregor thotë se nuk është i bindur se ai është i të njëjtit nivel (Video)

Conor McGregor tash është kampion i peshave të lehta dhe më të lehta të UFC, duke u bërë personi i parë që arrin diçka të tillë. Kjo ndodhi pasi ‘The Notorious’ nokautoi Eddie Alvarezin në duelin e New Yorkut.

Pas këtij meç të UFC që tërhoqi vëmendje të madhe mediatike, kanë filluar spekulimet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me irlandezin e fuqishëm. Në muajin maj, ai pritet të bëhet baba për të parën herë, ndërsa pritet të përparojë edhe në biznes, pasi WME-IMG duhet t’ia japë një pjesë të aksioneve.


Pasi të përfundojnë këto, 28-vjeçari pritet t’i kthehet ‘tetëkëndëshit’, megjithëse lista e kundërshtarëve që e presin është shumë e gjatë. Por, dy nga rivalët më të mundshëm janë Khabib Nurmagomedov dhe Tyron Woodley.

McGregor ka pasur përplasje verbale me të dy para matjeve zyrtare të premten, teksa rusi pas fitores ndaj Michael Johnson e quajti frikacak atë dhe gjithë Irlandën dhe i kërkoi publikisht duel.

Myslimani i UFC u thotë irlandezëve: Dua të luftoj me frikacakun tuaj McGregor (Video)
Lexo po ashtu Myslimani i UFC u thotë irlandezëve: Dua të luftoj me frikacakun tuaj McGregor (Video)

Mirëpo, irlandezi nuk ngutet para se ta marrë vendimin nëse do të luftojë me myslimanin nga Dagestani.

Ai ka thënë se Nurmagomedov është përleshur shumë rrallë dhe nuk është i përkushtuar ndaj këtij sporti, prandaj nuk e konsideron të nivelit të tij, megjithëse e ka lëvduar për fitoren e të shtunës mbrëma.

“Më duhet ta shoh aktiv. Më duhet të shoh aktivitet. Më duhet të shoh qëndrueshmëri. Më duhet ta shoh dikë si veten. Nëse dëshiron që unë të vij të ta ndryshoj jetën, nëse do që të të zgjedh ty, atëherë duhet të më japësh arsye ta bëj këtë”, është shprehur McGregor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori