LAJMI I FUNDIT:

I riu grabit veturën e policisë dhe bën xhiro (Video)

I riu grabit veturën e policisë dhe bën xhiro (Video)

Në një vend për kamping në Cambridgeshire të Anglisë, forcat e rendit kanë shkuar që t’ju tërheqin vërejtjen pushuesve, se e kanë kaluar limitin e hapësirës së lejuar për shfrytëzim.

Derisa ata bisedonin me turistët, një i ri ka hyrë në veturën e tyre zyrtare dhe ka bërë disa xhiro nëpër fushë, transmeton Telegrafi.

“Nuk ishte fëmijë dhe do duhej të dinte që kjo nuk është lojë. Për këtë pason edhe dënimi”, është komenti zyrtar lidhur me rastin.

Megjithëse nuk i është dhënë ndonjë dënim, me këtë rast është treguar papërgjegjësia dhe mungesa e dijenisë së të rinjve, për autoritet dhe mbrojtësit e rendit. /Telegrafi/