LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora me turne në Amerikën e Veriut: Bën të ditur për fansat datat e koncerteve që do të mbahen në vitin 2025

Rita Ora me turne në Amerikën e Veriut: Bën të ditur për fansat datat e koncerteve që do të mbahen në vitin 2025
Foto: Rita Ora/Twitter

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë fansat e saj.

Në vitin 2025, ajo do të marrë pjesë në një nga turnetë më të mëdha të vitit si këngëtare sekondare e pop yllit australian, Kylie Minogue, në turneun e saj “Tension”.

Rita Ora do të ngjitet në skenë për herë të parë më 11 prill 2025 në Atlanta, Georgia, ku do të performojë për fansat e saj në një koncert të shumëpritur.


Foto: Rita Ora/Instagram

Pas këtij koncerti, ajo do të vazhdojë të elektrizojë publiken në qytetet e tjera të Amerikës së Veriut, përfshirë Orlando dhe Miami në Florida, Austin në Texas, dhe Phoenix në Arizona.

Turneu do të përfshijë edhe disa nga qytetet më të mëdha të Amerikës, duke përfshirë San Francisco dhe Seattle, përpara se ta përfundojë këtë aventurë muzikore më 2 maj 2025 në Los Angeles, Kaliforni. Një nga koncertet më të veçanta gjatë turneut do të jetë performanca e saj në Vancouver, Kanada, më 26 prill 2025.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ky bashkëpunim mes Ritës dhe Kylie Minogue-s ka krijuar një emocion të madh te fansat e të dyja artisteve, duke u bërë një nga turnetë më të pritur për vitin 2025. Performancat e Ritës pritet të sjellin energjinë dhe stilin e saj unik, duke e bërë këtë turne një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë ndjekësit e saj.

Fansat e Ritës dhe Kylie-t janë të këshilluar të sigurojnë biletat sa më shpejt, pasi kërkesa për këtë turne pritet të jetë jashtëzakonisht e madhe. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës

Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Magazina
Dita Ndërkombëtare e Radios:

Dita Ndërkombëtare e Radios: "Radar" dhe "Wake Up" bashkojnë frekuencat

Magazina
Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori