Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, njihet për një stil të veçantë gjatë paraqitjeve të saj.

Kështu, pas izolimit për shkak të pandemisë coronavirus, ajo tashmë po shijon kohën e saj të lirë në Londër, shkruan Daily Mail.


29-vjeçarja është shfaqur me një bluzë bardh e zi, ndërsa këto i ka kombinuar me një palë pantallona me disa dizajne të vogla.

31167078 8558461 image m 56 1595630316907 (Foto: Daily Mail)

Si përherë, edhe në këtë dukje nuk kanë munguar aksesorët, ku Rita është parë e mbushur me to në duar dhe qafë.

Flokët bionde ajo ka vendosur t’i mbajë të lira mbi supe, ndërsa i ka vënë në pah edhe balluket.

31167072 8558461 Standing out She accessorised the look with white heels a 4 1595635857823 (Foto: Daily Mail)

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” njihet për linjat e tonifikuara trupore, ku edhe kësaj radhe i ka vënë në plan të parë.

Bukuroshja shqiptare përndryshe është duke punuar në projektet e saj muzikore, ndërsa po flitet se ka krijuar lidhje dashurie me krijuesin e videove muzikore. /Telegrafi/