Rita Ora do të ndajë një pasqyrë të sinqertë për veten me fansat në albumin e saj të ri “You and I”, i cili do të publikohet më 14 korrik.
Këngëtarja 32 vjeçe, pranon se ‘humbi një pjesë të vetes’ gjatë viteve të fundit, veçanërisht kur përfundoi në titujt e mediave për thyerjen famëkeqe të rregullave të pandemisë me organizimin e një feste gjatë periudhës së karantinës, shkruan DailyMail.
Rita, e cila tani është e martuar me regjisorin Taika Waititi, 47 vjeç, gjithashtu këndon në disa prej këngëve të saj për dashuritë e saj të humbura, pasi më parë ka qenë në lidhje me DJ-in e famshëm Calvin Harris dhe vëllain e vogël të Kim Kardashian, Robert.
Tabloidi britanik The Sun shkruan se në këngën e albumit të titulluar “Look At Me Now”, ajo i referohet vetes si ‘e djegur’ dhe se ka qenë ‘në ferr’.
Në këngën “Girl In The Mirror”, Rita këndon: “Më fal, të dua, thjesht ajo e di se çfarë ndjej. Ka kaluar terapi vetëm për të marrë këtë nivel shërimi”.
Diku tjetër në album, interpretuesja e shumë hiteve me sa duket i referohet grindjeve të saj me ish-shefin e shtëpisë diskografisë ‘Roc Nation’, reperit Jay-Z, si dhe me ish-in e saj Calvin, i cili thuhet se luftoi shumë për të mbajtur kontrollin e muzikës së saj.
Duke kënduar vargjet: “Tani pyes veten pse humba një pjesë timen, duke u përpjekur kaq shumë për të kënaqur, sapo dëgjova jehonën time, tani po përpiqem ta lë të shkojë”.
Në vitin 2020, Rita Ora u akuzua për shkelje të ligjeve të atëhershme të izolimit duke organizuar një festë madhështore të ditëlindjes së 30-të.
Tridhjetë njerëz dyshohet se morën pjesë në një festë sekrete në një restorant të quajtur “Casa Cruz” në Londrën Perëndimore atë të shtunë.
Këngëtarja dyshohet se kishte ftuar 30 miq në restorantin që ndodhej në lagjen Notting Hill të Londrës, për të festuar ditëlindjen e saj në mënyrë sekrete ‘deri në orët e hershme’.
Në fotot e siguruara nga The Sun, Cara dhe Poppy Delevingne, si dhe ylli i “TOWIE”, Vas Morgan dhe motra e Ritës, Elena, shiheshin në vendin e ngjarjes.
Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë restorantit teksa shikonin në dritare dhe u përpoqën të hapnin një derë metalike.
Këto detaje mbi albumin e saj të ri në ardhje vijnë pak kohë pasi Rita zbuloi se e do aq shumë Australinë, sa vendosi të lansojë albumin e saj të parë që nga viti 2018 në Sydney.
Super ylli është bërë një element kryesor i skenës sociale të Sydneyt që kur iu bashkua spektaklit “The Voice Australia” si trajnere në vitin 2021.
Duke folur për The Daily Telegraph në prezantimin e albumit të saj “You and I” këtë javë, Rita tha se është ndjerë gjithmonë kaq e mirëpritur nga australianët.
“Jam vërtet e lumtur që lansoj albumin tim në Australi, ku ndihem shumë e mirëpritur, e dashur dhe e mbështetur”, tha ajo.
Ajo shtoi: “Unë thjesht shpresoj që të gjithë ta shijojnë albumin dhe të ndihen vërtet të lidhur me të dhe të frymëzojë dikë që ka nevojë “.
Interpretuesja e hitit “Praising You” promovoi albumin e saj të ri në një ngjarje intime në barin e koktejve “J&M” të Angel Hotel të enjten mbrëma, ku mori pjesë me bashkëshortin e saj, regjisorin hollivudian Taika Waititi.

Çifti u pamë të buzëqeshur teksa hynë krah për krah në vendin e takimit.
Duke folur për albumin e saj të ri, Rita e krahasoi atë me një ‘ditar’, duke sugjeruar se do të ishte ditari i saj personal për fansat, dhe e titulloi atë “You and I (Ti dhe unë)” në dedikim të bashkëshortit të saj.
Ajo tha: “Ky album do të thotë vërtet shumë për mua. Është si ditari im i viteve të fundit. Është zëri im dhe është kaq i vërtetë për mua dhe atë se kush jam unë sot”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses monumental në karrierë, dy nga këngët e saj tejkalojnë 10 milionë shitje dhe certifikohen si ‘Diamond’ në ShBA

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses monumental në karrierë, dy nga këngët e saj tejkalojnë 10 milionë shitje dhe certifikohen si 'Diamond' në ShBA

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit