LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora pozon me dekoltenë e hapur para dyqanit të të brendshmëve, ndërsa tregon fizikun e tonifikuar

Rita Ora pozon me dekoltenë e hapur para dyqanit të të brendshmëve, ndërsa tregon fizikun e tonifikuar
Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo aktualisht është zhvendosur në Los Angeles.

Dhe Rita Ora vazhdoi të ndajë një pasqyrë të udhëtimit të saj me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa publikoi disa poza tërheqëse të hënën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 30 vjeçare, shfaqi dekoltenë e saj me një palë reçipeta mjaft provokuese, të cilat ajo e veshi në kombinim me një kostum mëndafshi për xhirimet e improvizuara jashtë një dyqani të të brendshmëve.


Foto: Rita Ora/Instagram

Interpretuesja e shumë hiteve shfaqi fizikun e saj të zbukuruar dhe të nxirë nga diellit, teksa për aksesorë zgjodhi një palë syze dielli elegante.

Rita i kishte kapur flokët e saj kaçurrela lartë, ndërsa kishte vënë pak makijazh, duke përfshirë një buzëkuq ngjyrë rozë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Duke pozuar jashtë dyqanit, i cili shfaqi një sërë të brendshmesh në dritaren e tij, Rita me shaka shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Thjeshtë duke u përpjekur të kuptoj se si të futem”.

Më herët gjatë ditës, Rita bëri një paraqitje tjetër tërheqëse e veshur me një funs të shkurtër të verdhë dhe një bluzë të shkurtër të po së njëjtës ngjyrë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita vuri në dukje fizikun e saj të hijshëm, për të cilin kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.

Kjo paraqitje e Ritës vjen pasi ajo dhe Jennifer Lopez thuhet se zhvilluan bisedime ‘sekrete’ për të diskutuar për ‘bashkëpunimet e ardhshme të muzikës dhe filmit’.

Foto: Rita Ora/Instagram

Krijuesit e hiteve thuhet se janë mbledhur së bashku në Los Angeles për të diskutuar për ‘atë që ata mund të bëjnë së bashku’ dhe ‘asgjë nuk ishte jashtë kufijve’, thuhet sipas The Sun.

Rita kohët e fundit zbarkoi në Kaliforni pas periudhës së saj disa mujore në Australi ku qëndroi për xhirimet e “The Voice”, pasi ishte e ftuar si anëtare e jurisë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërsa Jennifer, 51 vjeçe, kohët e fundit fluturoi përsëri në The City Of Angels pasi përfundoi një xhirim të një klipi në Miami. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori