LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora në lavanderi për klipin e ri – publikon prapaskenat e xhirimeve të “Ask And You Shall Receive”

Rita Ora në lavanderi për klipin e ri – publikon prapaskenat e xhirimeve të “Ask And You Shall Receive”
Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora, ylli shqiptar që ka arritur famë ndërkombëtare në industrinë e muzikës, e cila ka një ndjekje të madhe në skenat botërore falë hiteve të saj dhe energjisë unike, ka dhënë një lajm emocionues për fansat e saj.

Këngëtarja ka bërë të ditur se më 31 maj do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ask And You Shall Receive”.

Ndarja e një videoje të re në Instagram, e cila nxori në dritë një pjesë të prapaskenave të xhirimeve të klipit të ri, ka krijuar një atmosferë të madhe pritjeje dhe kurioziteti te publiku.


Në videon e shpërndarë, Rita duket se po punon në një skenë, e cila në pjesën që është treguar, është xhiruar në një lavanderi.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Duke i besuar procesit të fotografimit, ‘Ask & You Shall Receive’ vjen më 31 maj”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e videos. Ky postim ka ngjallur imagjinatën e fansave, duke i bërë të pyesin dhe të presin me padurim për të zbuluar temën dhe stilin e kësaj kënge të re.

Publikimi i këngës “Ask And You Shall Receive” vjen pas përfundimit të një tjetër angazhimi të rëndësishëm për artisten, duke qenë pjesë e jurisë në spektaklin televiziv “The Masked Singer US”. Me këtë lëvizje, Ora vazhdon të mbajë vëmendjen e skenës muzikore dhe të tregojë se është një figurë që nuk ndalon së befasuari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Magazina
Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Magazina
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Gjesti pranon se i mungon Egli: Nëse hyn në shtëpi e prish lojën, le të ulet çmimi

Gjesti pranon se i mungon Egli: Nëse hyn në shtëpi e prish lojën, le të ulet çmimi

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Kim Kardashian ngre dyshime për martesën e katërt mes një romance të fshehtë

Kim Kardashian ngre dyshime për martesën e katërt mes një romance të fshehtë

Magazina
Kalo në kategori