Ajo njihet për figurën e saj mahnitëse e që merr vëmendjen në secilën paraqitje që bën.

Dhe Rita Ora tregoi linjat e saj magjepsëse të martën (25 janar) teksa shkoi në palestër në Sydney, me një set veshjesh sportive.


Këngëtarja 31-vjeçare, e cila ndodhet në Australi për xhirimet e “The Voice”, i ekspozoi format joshëse me një veshje ngjyrë blu të ngushtë, ndërsa po largohej nga palestra “98 Riley Street”.

Screenshot 12 21 Foto: BackGrid

Krijuesja e hitit “Let You Love Me” kombinoi veshjen e saj me atlete “Nike Jordan” kuq dhe të bardhë. Rita u largua nga atje duke mbajtur çantën e saj të palestrës, një telefon dhe një çantë ushqimore.

Artistja e famshme i tha më parë revistës “Shape” se i pëlqen të qëndrojë në formë duke bërë stërvitje të vazhdueshme, shkruan DailyMail.

“Zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam. Unë bëj tre qarqe dhe e përsëris atë tre herë. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barku im, kështu që bëj shumë ‘squats’ dhe ngritje peshash”, shpjegoi ajo.

Screenshot 13 17 Foto: BackGrid

Ylli i “How We Do” mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit përpara xhirimeve të sezonit 2022 të “The Voice” dhe “The Voice Generations”.

Këngëtarja atje po qëndron së bashku me të dashurin e saj, regjisorin e “Thor”, Taika Waititi.

Screenshot 14 17 Foto: BackGrid

Që kur mbërritën në Sydney, ata janë parë duke bërë blerje në Bondi dhe duke frekuentuar plazhin, madje kanë marrë pjesë edhe në premierën e “Being the Ricardos”.

Rita së fundmi tha për “The Independent” se do të donte të kishte një familje të madhe një ditë.

ritaora 271299622 641910010560131 2715483934959497093 n Foto: Rita Ora/Instagram

“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as po e kërkoja atë”, tha ajo, duke shtuar se dëshiron ta mbajë marrëdhënien e saj me babanë e dy fëmijëve, Taika, 46 vjeç, larg vëmendjes. /Telegrafi/