Derisa po shijon suksesin e këngëve të saj, Rita Ora është kujdesur edhe për ndjekësit e saj në Instagram.

27-vjeçarja e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar vetëm me jelekë duke vënë në plan të parë asetet e bujshme të saj.


rita1 (Foto: Instagram/RitaOra)

Dhe natyrisht se fotografia është pëlqyer nga fansat e saj, saqë për gjysmë ore i ka marrë mbi 200 mijë pëlqime.

"Jam akoma në frymën festive me jelekët e mi Tezenis. Nuk dua që pushimet të mbarojnë ende", ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë.

RitaOra1 (Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, kënga "For You" në bashkëpunim me Liam Payne që është realizuar për filmin “Fifty Shades Freed”, po pëlqehet në masë të madhe.

Po ashtu, hiti “Anywhere” vazhdon të kryesojë listat e dëgjueshmërisë, ndërsa videoja muzikore në YouTube është shikuar mbi 62 milionë herë deri më tani.

rita2 (Foto: Instagram/RitaOra)

Ky vit pritet të shënojë suksese të reja për Ritën, e cila është duke punuar në projekte të reja. /Telegrafi/