Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mahniti të pranishmit në eventin prestigjioz 'D23 Expo' në Anaheim, ku performoi këngën e saj "Trust In Me" në një mbrëmje speciale që u mbajt të dielën.

Gjatë eventit, u shpalosën planet për një zgjerim të ri të Disney World, duke i dhënë një dimension të ri eksperiencës magjike që ky park ofron për miliona vizitorë çdo vit.


Rita, e cila është e lindur në Kosovë, ndau disa momente të veçanta nga ky event me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Në fotografitë e postuara, ajo shfaqet e kuruar deri në detaje, duke reflektuar elegancë dhe stil në secilën paraqitje.

ritaora 1723625125 3434338929600392623 189379530

Një nga fotot që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo ku Rita merr një përqafim të ngrohtë nga bashkëshorti i saj, regjisor dhe producenti i njohur, Taika Waititi, në ambientet magjike të DisneyLand.

ritaora 1723625125 3434338929600617342 189379530 1

Ky moment i përzemërt tregoi anën e ndjeshme dhe personale të këngëtares, duke e ndarë me fansat e saj një çast të veçantë nga jeta private.

"Të jetosh fantazinë time të fundit të mbretëreshës! Faleminderit Disney D23 që më ftuat të performoj "Trust In Me", ishte senzacionale! Një duartrokitje e madhe për Disney Parks që më lejoi të eksploroja vendin tim të preferuar ndonjëherë me bashkëshortin tim—ishte vërtet magjike!", shkroi Rita në Instagram, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen e saj për këtë përvojë të paharrueshme.

ritaora 1723625125 3434338929634028352 189379530

Paraqitja e saj në 'D23 Expo' shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e Ritës, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga artistet më të dashura dhe të suksesshme në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

ritaora 1723625125 3434338929617331274 189379530

ritaora 1723625125 3434338929608928756 189379530

ritaora 1723625125 3434338929977877219 189379530

ritaora 1723625125 3434338929600500077 189379530