Rita Ora merr komplimente për figurën trupore pas performancës në spektaklin amerikan

Rita Ora ka marrë gjithë vëmendjen në spektaklin amerikan të sinkronizimit të buzëve.
Këngëtarja e famshme shqiptare ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka konkurruar me Charli XCX në emisionin televiziv, 'Lip Sync Battle".

Përkundër orarit të stërngarkuar, biondja 27-vjeçare ka gjetur kohë për palestër, ashtu që forma e saj trupore është fantastike.

Ditë më parë, ajo e ka publikuar një fotografi para pasqyrës, në të cilën ka pozuar nga palestra, ndërsa i ka treguar linjat trupore.
Megjithatë më së shumti vëmendje ka tërhequr interpretimi vetëm me buzë dhe me vallëzim i këngës "I'm Too Sexy" nga bendi britanik "Right Said Fred" dhe asaj "Wannabe" të "Spice Girls".

Në performancën e parë, Rita kishte veshur pantallona të shkurtra, me çizme të gjata dhe një bluzë pa krahë në pjesën e sipërme.

Ajo dukej shumë tërheqëse me lëvizjet e saj, ndërsa ka marrë komplimente të shumta për dukjen. /Telegrafi/





















































