LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mburret me gjyshin e saj, regjisorin Besim Sahatçiu: Çfarë legjende ishte

Rita Ora mburret me gjyshin e saj, regjisorin Besim Sahatçiu: Çfarë legjende ishte

Ajo nuk është rastësisht pjesë e botës së artit.

Artistja e madhe shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është mbesa e regjisorit të famshëm shqiptar, Besim Sahatçiu.

Sahatçiu mbahet mend si një regjisor i shquar në Ish-Jugosllavi, teksa filmi më i njohur tij mendohet të jetë “Era dhe Lisi”.


Regjisori Besim Sahatçiu me bashkëshorten, Besën, dhe du mbesat e tyre: Elenën dhe Ritën (Foto: David Mirzoeff)

Rita së fundmi ka ndarë me 16.2 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi të rrallë të gjyshit të saj, të realizuar në një prej filmave të tij.

Baballarët e Duas dhe Ritës komentojnë fotografinë e Seit Lipës dhe Besim Sahatçiut në Pejë: Një qytet i vogël që i jep botës kaq shumë talent
Lexo po ashtu Baballarët e Duas dhe Ritës komentojnë fotografinë e Seit Lipës dhe Besim Sahatçiut në Pejë: Një qytet i vogël që i jep botës kaq shumë talent

Ka qenë faqja e Kinemasë së Prizrenit, “Cinemarine”, ajo e cila ka publikuar fillimisht këtë fotografi në Instagram, të cilën më pas Rita Ora e ka rishpërndarë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Ky është gjyshi im. Regjisori i filmave të mahnitshëm me atë cigare gjithnjë në tokën e tij çfarë legjende”, kanë qenë fjalët e këngëtares 29-vjeçare.

Rita edhe më parë në disa prej intervistave ka treguar për mbështetjen që i kishte dhënë gjyshi si e vogël, duke i sugjeruar që të ndiqte zemrën e saj drejt një karriere të suksesshme përtej trojeve shqiptare.

Regjisori Besim Sahatçiu përndryshe ishte me prejardhje nga Peja, dhe është ndarë nga jeta në vitin 2005. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Kalo në kategori