Rita Ora nuk mund ta fshihte buzëqeshjen teksa doli me një stil unik në Dyseldorf, Gjermani, të martën.

Këngëtarja 34-vjeçare veshi një xhaketë të madhe elegante, të kombinuar me një këmishë blu të hapur dhe një kravatë, ndërsa kompletoi pamjen me një fustan të zi të shkurtër.


Duke festuar lansimin e markës së saj të re të kujdesit për flokët, Rita shkëlqeu me një fustan blu të gjatë dhe elegant teksa takoi fansat, shkruan DailyMail.

Rita dukej më e lumtur se kurrë ndërsa promovonte markën e saj 'Douglas x Typebea'.

Krijuesja e hitit Poison tregoi kaçurrelat e saj perfekte ngjyrë mjaltë dhe pozoi me një buzëqeshje të madhe duke mbajtur në duar disa produkte të linjës së saj.

Këngëtarja britanike u shoqërua nga partnerja e saj e biznesit, sipërmarrësja australiane Anna Lahey, ndërsa ndaluan për disa foto gjatë eventit, përpara se të ngjiteshin në skenë për një diskutim.

Sipërmarrësja braziliane, 39 vjeç, dukej krenare për suksesin e markës së tyre, teksa buzëqeshte nga veshi në vesh.

Kjo paraqitje vjen pasi Rita dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, 49 vjeç, u shfaqën të dashuruar me veshje të kombinuara, ndërsa këngëtarja ndau momente romantike nga takimet e tyre.

Rita e quajti regjisorin e filmave "zemrën e saj", duke shprehur dashurinë për të në Instagram.

Në një nga fotot e publikuara, Rita dhe Taika shfaqen duke ecur krah për krah, të kapur përdore, me kapele ngjyrë të verdhë dhe rozë.

Më vonë, gjatë ditës së tyre romantike, Rita fotografoi bashkëshortin e saj të ulur në një restorant, i veshur me një bluzë të bardhë të thjeshtë.

Përkrah fotove, ajo shkroi: "Zemra ime. Të dua".

Çifti u martua në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022, pasi Rita vendosi të thyente traditën dhe t’i propozonte ajo Taikës.

Dasma e tyre modeste në Los Anxhelos nuk u konfirmua nga çifti deri një vit më vonë, kur Rita i tha Grazia se gjithçka ishte improvizuar, pa asnjë planifikim.

Pas viteve të kaluara në lidhje të gabuara gjatë të njëzetave të saj “të trazuara”, Rita tha se kur u lidh me Taika-n, ndjeu që ishte e duhura dhe e sigurt.

Duke reflektuar mbi të kaluarën e saj, ajo tha vitin e kaluar për revistën: "Jeta ime e dashurisë ka qenë shumëngjyrëshe, për të thënë të paktën. Por sa e mrekullueshme është që mund të bëjmë zgjedhjet tona?".

Ajo shtoi: "Isha gjithmonë e lodhur gjatë të njëzetave. Doja të ndihesha e zgjuar dhe e ndërgjegjshme për vendimet e mia".

Rita vijoi: "Ajo që më neverit është kur njerëzit presin që një person tjetër t’ua plotësojë boshllëqet emocionale dhe t’i bëjë të ndihen mirë. Kjo është një katastrofë, një aksident në pritje për të ndodhur. Do të jesh gjithmonë i pakënaqur. Kam qenë edhe unë ajo person dikur".

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të bënin publike lidhjen e tyre në gusht të po atij viti.

Para se të bëheshin çift, ata kishin qenë miq të ngushtë për pesë vite. /Telegrafi/