Rita Ora dukej rrezatuese si kurrë më parë teksa doli në qendër të Londrës për të promovuar albumin e saj të ri në ardhje “You & I”.
Këngëtarja 32-vjeçare, e cila e ka titulluar albumin në dedikim për të dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi, dukej trendi e veshur me një xhaketë me lesh artificial ngjyrë kafe dhe bezhë.
Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” e kombinoi atë me një bluzë të bardhë dhe gjithashtu kishte veshur xhinse të grisura ngjyrë blu të hapur, shkruan DailyMail.
E veshur gjithashtu me një palë atlete të kaltra, Rita i shtoi pamjes së saj edhe më tepër klas me një palë syze dielli me ngjyrë të kuqe dhe një çantë dore ngjyrë blu.
Duke i stiluar flokët e saj bionde të errëta në kaçurrela të lirshme, ylli shqiptaro-britanik shkëlqente ndërsa mbante në duar kopertinën e albumit të ri.
Rita – albumi i parafundit i së cilës “Phoenix” doli në shitje në vitin 2018 – ndau me ndjekësit një fotosesion mahnitës në lidhje me albumin e ri në ardhje të mërkurën.
Ylli e krahasoi albumin me një ‘ditar’, duke sugjeruar se do të jetë projekti i saj më personal i realizuar ndonjëherë.
Ajo tha: “Ky album do të thotë vërtet shumë për mua. Është si ditari im i viteve të fundit, është zëri im dhe ndihet kaq i vërtetë për mua dhe atë se kush jam unë sot”.
Rita zbuloi se kënga e re nga albumi i saj titullohet “Praising You”, një version i ri i hitit të Fatboy Slim të vitit 1999, “Praise You”.
Këngëtarja bashkëpunoi me Fatboy Slim, emri i vërtetë i të cilit është Norman Cook, në këngën e cila u publikua të mërkurën.
Ajo tha: “Të merrja jo vetëm vulën e miratimit të Norman, por të bashkëpunoja me të dhe të bëja homazh për një këngë kaq masive nga fëmijëria ime ishte vërtet një përvojë surreale”.
“Unë mendoj se kjo këngë do të thotë diçka ndryshe për të gjithë, por nga këndvështrimi im, ka të bëjë me lavdërimin e të dashurit tuaj dhe me të vërtetë festimin e atyre marrëdhënieve”.
“Jam jashtëzakonisht e nderuar që ne japim frymë të re në këngë dhe ia prezantojmë atë një brezi krejt të ri”.
Rita do të performojë për herë të parë live këngën e saj “Praising You” në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2023, më 9 maj si e ftuar speciale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit