LAJMI I FUNDIT:

RIT Kosova (A.U.K) grumbullon 45 mijë dollarë në evenimentin fondmbledhës ’Përkrah një student’, në New York

RIT Kosova (A.U.K) grumbullon 45 mijë dollarë në evenimentin fondmbledhës ’Përkrah një student’, në New York

Zyra e Zhvillimit të RIT Kosova (A.U.K), me përkrahjen e Komitetit të Zhvillimit të Bordit të Drejtorëve ka organizuar një manifestim të veçantë me emrin “Përkrah një Student” në Cornell Club, New York. Ky eveniment fondmbledhës, jo rastësisht përkon me përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Kosovës. Objektiva kryesore për të shënuar këtë festë të rëndësishme ka qenë ngritja e vetëdijes dhe tërheqja e vëmendjes tek faktorët më të rëndësishëm për një shtet të ri, siç është shkollimi perëndimor i një cilësie të lartë.

Rreth 40 përkrahës dhe miq të RIT Kosova (A.U.K) nga SHBA-ja, Kosova dhe Britania e Madhe kanë marrë pjesë në këtë manifestim duke reflektuar përkrahjen ndaj këtij institucioni jo fitimprurës.

RIT Kosova (A.U.K) dëshiron të falënderojë të gjithë përkrahësit, donatorët dhe pjesëmarrësit e këtij evenimenti. Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj komunitetit tonë shqiptar në SHBA, të cilët gjithmonë kanë treguar përkrahjen dhe përkushtimin e tyre më të madh për kauzën tonë të madhe – edukimin cilësor amerikan në Kosovë. Pasi që kjo ngjarje përfshinte disa nivele të sponsorizimit, ne do të dëshironim të falënderojmë Richard Lukaj, kryesuesin tonë të bordit, për mbështetjen e tij dhe ta njohim atë si Sponsor Platinum (niveli më i lartë) i evenimentit ‘’Përkrah një Student” në New York.

Gjithashtu, falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë të veçantë ndaj Sponsorit të Artë, i cili dëshiron të mbetet anonim. Jemi të lumtur të ju njoftojmë se gjatë kësaj fushate për mbledhjen e fondeve për studentët e RIT Kosova (A.U.K) janë mbledhur 45,000 dollarë. Të gjitha kontributet që marrim nga donatorët tanë janë të rëndësishme pasi ato na lejojnë të ofrojmë më shumë mundësi për bursa për studentët e talentuar nga Kosova dhe jashtë saj. Duke pasur parasysh tregimet e suksesit të ish-studentëve tanë, ardhja dhe regjistrimi në RIT Kosovë (A.U.K) tashmë njihet si një hap tejet pozitiv drejt ndryshimit të jetës dhe ne duam që, përmes edukimit cilësor, të ndryshojmë sa më shumë jetë që është e mundur.

Mysafirëve të respektuar u uroi mirëseardhje presidentja e RIT Kosova (A.U.K), Dr. Sharon Hart. Pasi që i falënderoi për përkrahjen dhe zotimin e tyre për ta avancuar shkollimin e lartë në Kosovë tek RIT Kosova (A.U.K), Dr. Hart i siguroi të pranishmit se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë rrugëtimin e vet dhe ofrimin e edukimit amerikan të cilësisë së lartë nëpërmjet partneritetit me Rochester Institute of Technology në New York (RIT).

“RIT Kosova (A.U.K) si institucion shembullor pa asnjë mëdyshje mund të dëshmohet nëpërmjet studentëve të punësuar, marrjen e bursave edhe pas diplomimit, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ajo. Për më shumë, ajo gjithashtu njoftoi audiencën me disa nga prioritetet kyçe strategjike, si ofrimin e programit Master në një të ardhme të afërt; si dhe përgatitjen e studentëve për tregun global.

Në vazhdim, Zëvendës Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Ronald Cami, iu drejtua audiencës. Z. Cami tregoi se sa vlerë të madhe ka kjo kauzë për të personalisht. Ai kërkoi nga diaspora shqiptare për mbështetjen e tyre dhe përhapjen e fjalës që RIT Kosova (A.U.K) është një institucion elitë i edukimit të lartë që ofron diploma nga një universitet i akredituar ndërkombëtarisht.

Po ashtu, ai deklaroi se komuniteti shqiptar në SHBA duhet ta konsiderojë seriozisht t’i sjellë fëmijët e tyre ta përfundojnë një semestër apo një vit në RIT Kosova (A.U.K), duke i siguruar se do ta kenë një përvojë të jashtëzakonshme. Për më shumë, Dr. James Myers, një tjetër anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Përgjegjës për Edukimin Ndërkombëtar dhe Programet Globale, u uroi mirëseardhje mysafirëve në emër të RIT New York. Dr. Myers ndau me të ftuarit informatat më të reja nga RIT New York, duke përfshirë edhe presidentin e ri Munson, si dhe rrugëtimin fascinues të universitetit i cili ka hyrë në grupin e 100 universiteteve më të mira ne SHBA për punë kërkimore.

Të ftuarit po ashtu u përshëndetën edhe nga Nue Nikolla, Drejtori i Zhvillimit dhe Marrëdhënieve me Alumni, i cili theksoi se sa është i frymëzuar nga të dyja palët, komuniteti i donatorëve dhe arritjet e studentëve të RIT Kosova (A.U.K). Më pas, ai prezantoi dy ish-studentë, Dafina Arifin dhe Ardian Hasanajn, të cilët ndanë tregimet e tyre me audiencën, si dhe dy studentë të tanishëm, përfitues të bursave, Agnesa Jasharin dhe Shkelqim Lloqanajn nëpërmjet videove në ekran.

Këto tregime suksesi nxorën në pah të gjitha arsyet pse një donator i tanishëm apo donator potencial duhet të ndihmojë dhe të ofrojë bursa për të përkrahur financiarisht studentë tjerë të këtij institucioni të shkëlqyeshëm.Ne i vlerësojmë lartë sponsorët tanë që na mundësojnë të organizojmë ngjarje si kjo, ku në shfaqim dhe të prezantojmë tregimet tona të suksesit. Faleminderit për donacionet tuaja dhe mbështetjen e vazhdueshme të fondit të bursave të RIT Kosova (A.U.K) – sigurisht që kjo ofron një efekt transformues në jetën e studentëve këtu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Ekonomi
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA HALAL FOOD
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori