Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë këtyre ditëve pritet ta rishpallë konkursin për rektor të këtij institucioni.
Këshilli Drejtues më 4 mars 2016, dështoi që të zgjedhë rektorin e ri për shkak të mosmarrjes së votave të duhura nga asnjë kandidat.
Në konkursin e ri kandidatët që iu nënshtruan garës për rektor, Lul Raka, Naser Sahiti, Anton Berishaj dhe Sali Bashota, sipas praktikave të këtij Universiteti nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë më për këtë pozitë.
Marjan Dema, kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve ka rikonfirmuar për “Zërin” se këta kandidatë nuk do të kenë më të drejtën e konkurrimit.
Ai ka sqaruar se sipas praktikave që zbatohen në këtë Universitet për zgjedhjet sikurse për këshilla të fakulteteve, dekan si dhe rektor, kandidati që nuk merr tri herë radhazi votat nuk mund të ketë të drejtën e rikonkurrimit.
“Kështu kemi deklaruar edhe më herët, kështu është praktikuar në çdo nivel të zgjedhjeve deri tash dhe kështu kemi vepruar. Ndoshta pas një viti ai mund të konkurrojë, por nuk është e udhës ta bëjë këtë së paku brenda këtij gjashtëmujori”, ka bërë të ditur Dema.
Ndërkaq Valmir Krasniqi, kryeredaktor i revistës ndërkombëtare “MathProblems”, thotë se në Statutin e UP-së në asnjë nen nuk parashihet se nuk mund të konkurrojnë përsëri ata kandidatë që s’i morën votat e nevojshme.
“Megjithatë, kandidatët që kanë dështuar të zgjidhen në konkursin e parë është mirë të mos konkurrojnë përsëri, pasi që ata nuk e kanë marrë mbështetjen e Këshillit Drejtues, prandaj zgjedhja e ndonjërit prej tyre në pozitën e rektorit, në një formë apo në tjetrën do t’i diskreditonte vetë ata”. Ndryshe, ai thotë se me këtë përbërje të Këshillit Drejtues (të paktën tre anëtarë kanë bërë shkelje të etikës akademike) nuk mund të pritet që në krye të UP-së të vijë ndokush që do t’i shtyjë proceset pozitive përpara. /Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës