Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, ka vizituar Depon Qendrore për Mallrat e Konfiskuara, e vendosur në fshatin Llukar.
Krahas rishikimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, ministri Tahiri përmendi edhe procesin e rishikimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e të ardhurave nga krimi.
“Jemi këtu që të ri konfirmojmë edhe njëherë qëndrimin si Qeveri e Republikës së Kosovës, së bashku me të dy Këshillat, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që do të avancojmë edhe më tutje politikat tona në arritjen e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, apo aseteve kriminale, siç quhen ndryshe” tha ai.
Ministri Tahiri potencoi se ndryshimet në legjislacion do të mundësojnë luftë më efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, meqenëse aktualisht, një numër i dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë pengojnë seriozisht hetimin efektiv dhe ndjekjen penale. Të tilla, sipas tij, janë dispozitat komplekse dhe të rënda në konfiskim, afatet e shkurtra të përcaktuara për hetim, numri i madh i mundësive për apel, dhe dispozitat e paqarta mbi pranueshmërinë e provave dhe kërkimin për konfiskim.
“Këto plotësim ndryshime jemi duke i bërë në koordinim të ngushtë me Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësor, në mënyrë që të arrijmë që sa më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase së bashku me këto agjencione ligj-zbatuese, të arrijmë në konfiskim të aseteve kriminale dhe në luftë kundër korrupsionit” tha ministri.
Projektligji i plotësuar dhe i ndryshuar për Kompetenca të zgjeruara do të rregulloj kushtet për konfiskimin e pasurisë së fituar nga aktiviteti kriminal, kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit i cili ka vdekur; kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit në arrati si dhe ekzekutimin dhe administrimin e pasurisë së konfiskuar.
Pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara që ndodhen në këtë depo do të dalin në shitje së shpejti, ndërsa nga mjetet e grumbulluara do të krijohet një fond i veçantë, që do të administrohet nga Ministria e Financave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit