LAJMI I FUNDIT:

Rirregulloni shtëpinë tuaj: Qe si t’i varni gjërat pa përdorur gozhda!

Rirregulloni shtëpinë tuaj: Qe si t’i varni gjërat pa përdorur gozhda!

Ky shirit nuk është vetëm shirit vetëngjitës! Ka mënyra të panumërta për ta përdorur atë!

Është një shirit i fuqishëm silikoni që mund ta pritni në copa sa të dëshironi.


Tani është koha e duhur për të organizuar dhe rregulluar gjërat në shtëpinë tuaj ashtu siç nuk mund të bënit më parë, sepse nuk kishit kohë, transmeton Telegrafi.

A e dini se çfarë mund t’ju ndihmojë të varni disa gjëra më të vogla pa shpuar muret dhe përdorur gozhdë?

– për të rregulluar skajin e tapetit që ngrihet vazhdimisht dhe të bën të pengohesh në të
– për gjëra më të lehta si kupa plastike për furça dhëmbësh dhe të ngjashme
– për stilolapsa në mënyrë që gjithçka të jetë në një vend dhe që të mos zënë vend në tavolinë
– për të varur mjetet më të lehta që përdorni nëse keni një punëtori
– në makinë për të varur telefonin për ta përdorur më lehtë që mund të aktivizoni altoparlantin

Vetitë mbeten të pandryshuara edhe në temperatura shumë të larta dhe të ulëta. Dhe më e rëndësishmja, nuk dëmton muret ose asnjë sipërfaqe tjetër në të cilën ngjitet.

Nuk keni më nevojë të bëni vrima në mur për çdo gjë të vogël. Ruani ato me këtë shirit. /Telegrafi/