LAJMI I FUNDIT:

Ripërsërit Haradinaj: Kur të na njoh Serbia hiqet taksa

Ripërsërit Haradinaj: Kur të na njoh Serbia hiqet taksa

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë në mos heqjen e taksës si kusht për njohje nga Serbia, ndërsa u shpreh optimist se në një të ardhme të afërt do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i vetëm i izoluar në rajon.

Ai në një konferencë për media, pas takimit me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka folur rreth diskutimeve që ka pasur sot me ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë sa i përket çështjes së heqjes së vizave, teksa ka sqaruar se taksa nuk është kusht për liberalizim.


“Ju siguroj që vizat nuk i kemi larg për t’i marrë. Sot kemi pasur në takim ministrin e Shëndetësisë të Gjermanisë Jens Spahn. Kemi biseduar edhe me të për këtë temë. Jemi në punë, nuk është larg dita e marrjes së vendimit për vizat. Ajo nuk është e lidhur me taksën. Sikurse ta vendosnim liberalizimin, do të na krijojë një atmosferë krejt tjetër në Ballkan, pasi ne jemi të vetmit të izoluar. Kemi plotësuar kriteret, por nuk janë të lidhura. E vërteta për pezullim të taksës ekziston, Është prezentë, bile unë e them ndryshe, pasi mendoj se është një kërkesë për të na disiplinuar për të pranuar ndonjë zgjidhje edhe më shumë kompromise  në marrëveshjet finale me Serbinë. E vërteta është se prej nesh nuk kanë mbetur shumë çka me dhënë. Ne kemi të koordinuar Ahtisaarin, kemi kryer obligimet që kemi pasur. Tani nuk kemi çfarë të japim për njohje, por mund të japim një partner ekonomik për Serbinë, sepse kur të na njohë Serbia hiqet edhe taksa”, tha Haradinaj.

Për më tepër kreu i Qeverisë së vendit ka shprehur qëndrimin sa i përket heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, e cila është vendosur në nëntorin e kaluar.

“Taksa nuk është vetëm taksë, nuk është vetëm tregti, por është edhe ta quajmë edhe kriter se a jemi shtet a jo. Nëse ne lëshojmë pe për taksën para njohjes do ta kemi më të vështirë një marrëveshje në pozicione të barabarta… Mirë është që gjithë rajoni të avancojë drejt BE-së, por Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dobësimit, dorëzimit në etapën finale, pasi që nëse jep një shembull të tillë, kërkesat do të rriten për një konsensus më të madh dhe për kompromis më të madh”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nga mediat në lidhje me qëndrimin e Francës ndaj Kosovës dhe vizitën e presidentit Emmanuel Macron sot në Beograd, kryeministri Haradinaj theksoi se Parisi zyrtar ka njohur Kosovën brenda kufijve ekzistues dhe se nuk ka ndryshim  në raportet ndërmjet dy shteteve. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori