LAJMI I FUNDIT:

Rinovohet ”Teatri i Dramës” pa konkurs (Video)

Rinovohet ”Teatri i Dramës” pa konkurs (Video)

Më katër sy po pritet renovimi i pamjes së jashtme të Teatrit të Dramës, transmeton Telegrafi.

Për renovimin e pamjes së jashtme të teatrit, Ministria e Kulturës ka bërë marrëveshje dhe e pret me katër sy projektin e ri i cili është shpallur pa konkurs.


Renovimin e objketit e ka marrë Montimpeks Inxhenering Shkup që të bëjë ndryshime në konceptin e jashtëm me dokumentacionin ekzistues të projektit. Marrëveshja e projektit për kompletimin e objktit do të kushtoj 37 mijë euro.

Nga Ministria e Kulturës njoftuan se kompania Montimpeks Inxhenering është në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e ministrisë dhe ka bërë ndryshimin e nevojshëm të dokumentacionit për projktin.

Pas dy thirrjeve publiko-private për partneritetin e projektit nuk ishin të interesuar kompanitë tjera, dhe në përputhje të dispozitave ligjore dhe rregulloren e minsitrisë, kompania Montimpeks e ka bërë ndryshimin e projektit dhe dokumentacioneve’, thuhet në shpjegimin e Ministrisë së Kulturës.

Për pamjen e re të Teatrit të Dramës, ishte shpallur garë pë dizajn më të bukur dhe fitues është Emil Jegeni.

Qëllimi i qeverisë ishte që, Teatri të rindërtohet që nga temeli dhe do të kushtoj 10 milionë euro dhe ndërtimi i saj me partneritet publiko-privat. /Telegrafi/