LAJMI I FUNDIT:

“Rinoceronti” që do të thyej mbrojtjen ruse, mjetet e blinduara për pastrimin e fushave të minuara po arrijnë në Kiev

“Rinoceronti” që do të thyej mbrojtjen ruse, mjetet e blinduara për pastrimin e fushave të minuara po arrijnë në Kiev

Koreja e Jugut do t’i sigurojë Ukrainë dy mjete motorike K600 Rhyno në kuadër të ndihmës së dërguar Kievit nga Seuli.

Kjo është bërë e ditur nga e përditshmja jugkoreane Chosun duke u thirrur në burime brenda qeverisë së këtij vendi, raporton Yahoo News.


Thuhet se janë mjete luftarake të njësive inxhinierike, që do t’i mundësojnë ushtrisë ukrainase të depërtojë në fushat e minuara të vendosura nga mbrojtja ruse, transmeton Telegrafi.

“Rhino” është një automjet i avancuar inxhinierik ushtarak që u zhvillua në platformën K1A1, tanku kryesor i forcave të armatosura të Koresë së Jugut.

Mercenarët e Wagner po kthehen në Ukrainë - nën mbikëqyrjen e Putinit?
Lexo po ashtu Mercenarët e Wagner po kthehen në Ukrainë - nën mbikëqyrjen e Putinit?

Thuhet se është e pajisur me një gjenerator të fushës magnetike për të shkatërruar minat.

Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-yeol i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë samitit të G7, të mbajtur në maj në qytetin japonez Hiroshima, se Seuli do t’i siguronte Kievit pajisje jo-vdekjeprurëse, përfshirë pajisjet e çminimit.

Thuhet se “rinoceronti” ka manovrim të madh dhe forca të blinduara të rënda dhe përveç depërtimit të fushave të minuara, ka për qëllim edhe kapërcimin e pengesave komplekse.

Ka një lloj parmendi që e përdor për të pastruar minat, për të gërmuar tokën dhe me pajisjen e tij magnetike është në gjendje të shkatërrojë një minë në një distancë deri në pesë metra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori