LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° rain

Rinisja e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” – Rama: Ndalimi i tyre ishte joligjor

Rinisja e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” – Rama: Ndalimi i tyre ishte joligjor

Komuna e Prishtinës ka rinisur sot punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, ani pse të njëjtat janë ndaluar për dy herë radhazi nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se vendimi për ndalimin e punimeve ka qenë joligjor.

Pavarësisht ndalimit – Komuna e Prishtinës rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush”
Lexo po ashtu Pavarësisht ndalimit – Komuna e Prishtinës rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Ai tha se punimet në këtë pjesë do të vazhdojnë deri në përfundim të tyre.


“Ne faktikisht po i vazhdojmë punimet, nuk i kemi ndal ato dhe do të vazhdojmë deri në përfundim të tyre për të mirën e gjithë qytetarëve të kryeqytetit. Ajo ndalesë ka qenë joligjore dhe ne kemi bërë kallëzim penal ndaj atij inspektori. Jemi përbrenda kornizave ligjore, i kemi treguar të gjitha dokumentet. Ne do të vazhdojmë me punimet dhe projektet tona madhore”, tha Rama.

Rama tutje shtoi se gjatë punimeve do të ndërrohen edhe gypat e ujit që janë të asbestit tash e më shumë se 50 vite.

Rama paralajmëron vazhdimin e punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", akuza ndaj ministrit në detyrë Hajrulla Çeku
Lexo po ashtu Rama paralajmëron vazhdimin e punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", akuza ndaj ministrit në detyrë Hajrulla Çeku

“Kemi edhe disa punë me interes të madh edhe përfundi kësaj hapësirës, gypat e ujit që janë ta asbestit më shumë se 50 vite që janë të dëmshme për qytetarët tanë janë kancerogjene edhe ato do t’i ndërrojmë edhe ta bëjmë rehabilitim e gjithë kësaj hapësire. Ta heqim asfaltin dhe t vendosim materiale të nivelit të lartë që janë gur, granit dhe të shtojmë gjelbërimin”, tha Rama.

Kujtojmë se javë më parë Rama kishte paralajmëruar vazhdimin e punimeve në këtë pjesë të qytetit, derisa kishte paralajmëruar kallëzim penal për ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku, për shkak që sipas tij, po ndalon projektet në kryeqytet.

Rreth një muaj më parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kishte njoftuar se janë vendosur shenjat zyrtare për ndalimin e punimeve në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në një zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës i përgjigjet Komunës së Prishtinës, e akuzon për shkelje ligjore në projektin “Xhorxh Bush”
Lexo po ashtu Ministria e Kulturës i përgjigjet Komunës së Prishtinës, e akuzon për shkelje ligjore në projektin “Xhorxh Bush”

Sipas MKRS-së, Inspektorati për Trashëgimi Kulturore ka pranuar informacion për punime në këtë zonë, e cila gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës.

Pas verifikimeve nga QRTK Prishtina dhe IKMM, është konstatuar se Komuna e Prishtinës dhe drejtoritë e saj përkatëse nuk kanë kërkuar leje për kryerjen e këtyre punimeve, siç kërkohet me ligj./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Bëhet viral momenti kur kancelari gjerman kupton se Rama ka fituar mandatin e katërt

Bëhet viral momenti kur kancelari gjerman kupton se Rama ka fituar mandatin e katërt

Lajme
“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e veçantë e krijuar nga intelegjenca artificiale

“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e veçantë e krijuar nga intelegjenca artificiale

Lajme
Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do ta paguajë çmimin

Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do ta paguajë çmimin

Botë
Përfundojnë bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll - Rusia me kërkesa të parealizueshme

Përfundojnë bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll - Rusia me kërkesa të parealizueshme

Evropa
Rama gjunjëzohet sërish para Melonit

Rama gjunjëzohet sërish para Melonit

Lajme
Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën - has në reagim postimi i Mickoskit

Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën - has në reagim postimi i Mickoskit

Lajme
Kalo në kategori