LAJMI I FUNDIT:

Rinia e Prizrenit me Shaqir Totajn

Rinia e Prizrenit me Shaqir Totajn

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, mbrëmë, ka organizuar një mbrëmje rinore për të rinjtë, ku masoviteti i të pranishmëve ishte një tregues i qartë, se rinia e Prizrenit mbështet fuqishëm kryetarin e ardhshëm të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me numër 94.

Festës së fitores, të rinjve, iu bashkëngjiten edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kryetarin e ardhshëm të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, dhe deputeten Luljeta Veselaj-Gutaj, të cilët ndihen falënderues për këtë numër kaq të madh të të rinjve, të cilët janë vet garancia e fitores së madhe të 22 tetorit.


Kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, siguroi të pranishmit se rinia është në listën e prioriteteve të tij dhe se do të kenë fokus të veçantë gjatë qeverisjes së tij, gjë që është e faktuar edhe në 17 prioritetet dhe 55 zotimet e tij.

Të pranishmit në këtë mbrëmje rinore, me ovacione, treguan se janë pjesë e pandashme e vizionit të PDK-së dhe Forcës së Ndryshimit të Prizrenit, me numër 94.