Qeveria e Kosovës ditë më parë ka prezantuar Pakon e Ringjalljes Ekonomike, e cila kap vlerën prej 420 milionë eurove.
Në kuadër të kësaj pakoje si masë e pestë, Qeveria ka paraparë të ndajë 100 milionë euro investim në infrastrukturë dhe ambient.
Sipas një njoftimi të bërë nga LVV-ja, thuhet se nga buxheti i tërësishëm për investime kapitale, rreth 100 milionë euro janë të dedikuara për investime në projekte strategjike që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturë rrugore e hekurudhore, si dhe me investime në ruajtjen e ambientit.
“Në kuadër të ambientit jemi duke negociuar me institucione financiare ndërkombëtare edhe për investime tjera në fushën e efiçiencës dhe energjisë elektrike, dhe jemi në hulumtim edhe për mundësi tjera financimi nga grantet dhe donatorët. Po ashtu, në këtë aspekt ka edhe investime tjera që janë duke u bërë e që janë jashtë buxhetit, siç është rasti me investimin në filterët e TC Kosova B, investim ky që sillet rreth 90 milionë euro, ku shumica është grant nga fondet IPA të BE-së. Kjo do të përmirësojë dukshëm cilësinë e ajrit dhe jetën e banorëve në komunat përreth”, thuhet në njoftim.
Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë prezantimit të kësaj pakoje, kishte bërë të ditur se mjetet e ndara nga buxheti për financimin e kësaj pakoje janë 190 milionë euro, ndërsa 230 milionë euro vijnë nga huamarrja.
Përveç investimit në infrastrukturë dhe ambient me vlerë 100 milionë euro, kjo pako përfshinë edhe mbështetjen e punësimit, ringjalljen e ekonomisë dhe prodhimit me vlerë 108 milionë euro, mbështetjen për familjet me vlerë 50 milionë euro, si dhe mbështetja për ndërmarrjet publike me vlerë 112 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre