Këngëtarja e njohur, Rina Balaj është drejt finalizimit të një kilipi të ri, që pritet të publikohet së shpejti.

Kështu ka bërë të ditur ajo në disa postime që solli për fansat në rrjetin social Instagram, teksa mori vëmendje me paraqitjen unike dhe tejet atraktive.


Në foto e reja, Rina shihet e veshur vetëm ne një xhaketë elegante ngjyrë të gjelbër të cilën e kombinoi me taka të larta me platformë me ngjyrë rozë dhe çorape të bardha.

isyourgirlrina 275220187 648094206269102 1171543965884461579 n Foto: Rina Balaj/Instagram

“Ka kohë që nuk jemi parë”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e njërit postimi, ndërsa mori komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Ndërsa, në postimin tjetër, krijuesja e hitit “Addiction” u pa me të njëjtën dukej derisa po xhironte klipin e shtrirë në një shtrat në ambient të jashtëm të rrethuar me lule.

isyourgirlrina 275199500 457112422761972 7450851083236720129 n Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Rina po shijon suksesin e albumit të ri “Balerina” të cilin e lansoi në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/