LAJMI I FUNDIT:

Rikthyer nga Zelanda e Re në Kosovë, Vesa Luma: Më kishte marrë malli për muzikën dhe vendin

Vesa Luma (Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka qenë gjithmonë shumë e dashur për publikun që në fillimet e saj në “Ethet e së premtes”, e deri në momentet më kulminante të karrierës së saj.

Interpretuesja e shumë hiteve në estradë i është rikthyer skenës shqiptare pas një mungese të gjatë – kjo për shkak se viteve të fundit ka qenë duke jetuar në kontinentin e largët oqeanik.

Në një intervistë për Telegrafin, në një nga paraqitjet e saj më të fundit live në skenë, Vesa foli për rikthimin e saj dhe mallin që ka ndjerë për skenën.


“Kam qejf mos t’i harroj dhe mundohem të mos i harroj njerëzit që mi kanë dhënë hapat e parë të karrierës, kështu që unë sonte po mundohem që përmes një kënge time shumë të dashur të ua kthej suportin. Më kishte marri të performoj live dhe kam shumë emocione”, tha Vesa Luma për Telegrafin.

Vesa Luma (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Ajo tregoi se është duke punuar në një mini-album që do ta publikojë së shpejti, me të cilin do të tentojë rikyçjen në tregun vendor të muzikës, pas një mungese të gjatë.

“Patjetër asnjëherë larg stilit tim edhe pse jam munduar disa herë dhe e kam kuptuar që definitvisht duhet të kthehem në stilin tim. Kështu që jam duke punuar në një EP me disa këngë që do t’i lansoj të gjitha përnjëherë. Kështu që vetëm edhe pak durim edhe po besoj, po shpresoj shumë që do t’iu pëlqejë njerëzve”, tha interpretuesja e hitit “Jemi dhe s’jemi”.

Vesa dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, prej vitesh kishin zgjedhur Zelandën e Re si folenë e tyre të familjes, por që një biletë njëdrejtimëshe i ka kthyer ata në Kosovë, pa vendimin për t’u kthyer sërish prapa në Zelandë – së paku për momentin.

“Çfarë më ktheu nga Zelanda në Kosovë. Unë thash e kemi blerë një biletë njëdrejtimëshe, edhe gjithmonë kështu po them. Sepse po kemi dëshirë qejf ta trajtojmë veten më shumë si banorë të globit, në mënyrë që nesër-pasnesër prapë nëse duam, të kthehemi”, tha Vesa për Telegrafin.

Vesa Luma (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Më tej, artistja nga Prishtina dha si arsye të rikthimin ngrohtësinë familjare, teksa shtoi se nuk ekziston mundësia që një ditë, familja të shpërngulet prapë në Oqeani.

“Por për momentin kishim atë përshtypje që ne kishim nevojë edhe ne të bëjmë një rikthim tjetër, si unë si Geri (Big Basta). Dhe djali të jetë sa më pranë kushërinjve të vet, gjyshërve të vet – sa është i vogël se kur të rritet më pas është më problem. Pak a shumë këto pak a shumë kanë qenë arsyet. Por nuk e përjashtoj mundësinë që pas disa viteve, prapë mund të bëj një rrugë. Kështu që me rëndësi është që jemi këtu tash dhe e kemi gjetur siç e kemi lënë. S’është që ka ndryshuar diçka pak sa i përket anës tonë, anës muzikore dhe artistike. Kështu që po besoj rikthimi ynë ka me qenë pak më i lehtë”, tha më tej këngëtarja.

Vesa Luma (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Vesa në syrin publik është më shumë e njohur si këngëtare, por ajo me profesion është gazetare dhe dikur ka punuar në televizionet dhe radio e Kosovës – e për të fjala radio ka një ndjesi të veçantë

“Kur kam punuar në televizion, kam munduar që televizioni është gjithçka. E kam dashur shumë dhe vazhdoj ta dua shumë. Por kur kam filluar në radio të kem një emision timin në radio, i cili është çdo vikend, aty radio ma ka dhënë një ndjenjë komplet tjetër. Krejt ndryshe prej televizionit, shumë më të mirë, një energji shumë më e mirë, shumë më e lirshme. Një ndjenjë që televizioni nuk ma ka dhënë edhe pse e dua shumë”, përfundoi Vesa për Telegrafin.

Çifti Vesa Luma dhe Big Basta përndryshe janë martuar në verën e vitit 2015 dhe fryt i dashurisë së dyshes është djali i tyre, i quajtur Lian. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori