LAJMI I FUNDIT:

I rikthyer në klubin e zemrës për të shkëlqyer, Shaqiri lider i Gjilanit të pamposhtur në Superligë

I rikthyer në klubin e zemrës për të shkëlqyer, Shaqiri lider i Gjilanit të pamposhtur në Superligë

Elita e futbollit kosovar këtë vit është bërë më interesant se kurrë më parë pas pavarësimit të shtetit.

Shumë klube janë duke kërkuar trofetë që do t’i dërgonin në garat evropiane.


Njëra nga skuadrat më të organizuara dhe me lojën më të mirë në elitë padyshim që është Gjilani i Arbnor Morinës.

Skuadra bardh e kuq ende nuk ka shijuar humbjen në elitë pas 10 ndeshjeve radhazi duke marrë katër fitore dhe duke barazuar në gjashtë ndeshje.

Padyshim që ndër më meritorët për këtë sukses të Gjilanit është edhe mesfushori Filonit Shaqiri i rikthyer në skuadër pas një viti të kaluar tek Llapi.

Mesfushori qendror ka shkëlqyer në fazën defensive, duke ndaluar aksionet e kundërshtarëve por jo vetëm kaq.

Ai është ndër pasuesit më të mirë në elitë, ndërsa ka arritur të shënoj edhe një gol vendimtar ndaj Vëllaznimit në minutën e 90-të duke barazuar rezultatin në 1-1.

Në një prononcim për Telegrafin, lideri i mesfushë së Gjilanit ka deklaruar se forma e tij është edhe meritë e bashkëlojtarëve.

“Jam shumë i lumtur me formën time momentale. Gjithçka është duke shkuar mirë në këtë fillim të sezonit dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, u shpreh Shaqiri.

“Padyshim që meritë të madhe për këtë formë të mirë timen kanë edhe bashkëlojtarët që gjithashtu janë duke kaluar momente të mira”, tha Shaqiri për Telegrafin.

Synimi i Gjilanit është që të marrë trofe këtë edicion, titullin e kampionit ose Kupën e shtetit për të dalë në garat evropiane.

Këtë e konfirmon edhe mesfushori 24-vjeçar që shpreson ta shijoj edhe arenën ndërkombëtare.

“Natyrisht që synimi ynë kryesor është të fitojmë trofe. Jemi në rrugë të duhur por nuk duhet të vetëkënaqemi”.

“Meritë për këto suksese ka kryesia e klubit që po na plotëson të gjitha kushtet, trajneri Arbnor Morina me stafin por edhe Skifterat që nuk po na lënë vetëm në asnjë moment”.

“Dëshira ime e madhe ashtu si edhe e gjithë lojtarëve që luajnë në Kosovë është të luajmë në garat evropiane dhe shpresojmë që ta arrijmë këtë qëllim”, deklaroi numri 14 i bardh e kuqve.

Kujtojmë që Shaqiri është edhe zëvendës kapiten i klubit pas Ylber Kastratit, ndërsa ai ka qenë edhe më parë pjesë e Gjilanit.

Gjatë karrierës së tij, Filoniti ka luajtur edhe për Drenicën dhe grupmoshat e Prishtinës.

Gjilani e ka një lider në mesfushë, lider që po mundohet me mish e me shpirt ta dërgoj në Evropë skuadrën e tij të zemrës dhe të qytetit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori