LAJMI I FUNDIT:

Rikthimit të Donikës në AAK i gëzohen edhe ata që e sulmuan ashpër kur iku

Rikthimit të Donikës në AAK i gëzohen edhe ata që e sulmuan ashpër kur iku

Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është pritur me entuziazëm nga ish-bashkëpartiakët e saj, kjo edhe për shkakun se koalicioni qeverisës është vetëm edhe një votë “larg” ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ishte vetë kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai që ka bërë publik lajmin për rikthimin e Kadaj-Bujupi në AA, pas një aventure të shkurtër politike në Lëvizjen Vetëvendosje.


“Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa, vetë deputetja Kadaj Bujupi nuk ka bërë asnjë prononcim lidhur me ndryshimin e taborit politik.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet lidhur me rikthimin e Donikës në “folenë” e vjetër.

Kadaj-Bujupi rikthehet në "folenë" e AAK-së
Lexo po ashtu Kadaj-Bujupi rikthehet në "folenë" e AAK-së

Derisa në ish-kampin e saj politik është pritur me entuziazëm rikthimi i saj, kjo edhe për shkakun se vota e saj mund të jetë vendimtare për ratifikimin në Kuvend të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, për çka koalicionit qeverisës i duhen edhe dy vota, shkruan Telegrafi.

“Veç deshta me uru Donikën për kthimin në AAK”, tha Daut Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Kthimin e Donika Kadajt-Bujupit në AAK e ka mirëpritur deputeti i kësaj partie Muharrem Nitaj.

Ai ka thënë se e ka  mirëpritur vendimin e saj për tu rikthyer siç e ka quajtur ai në shtëpinë e vjetër.

Nitaj ka thënë se gabimi i saj për tu larguar nga AAK-ja është përmirësuar sot.

“Kthimi i Donika Kadaj-Bujupit në Grupin Parlamentar të AAK-së është kthim i saj në shtëpinë e vjetër, njerëzit shpesh herë bëjnë lëvizje unë nuk e kam komentuar largimin e saj atëherë, kam qenë i përmbajtur dhe sot e shoh reflektim të saj kthimin në shpinë e vjetër”, ka thënë Nitaj.

Kadaj-Bujupi “godet” Haradinajn: Nga komandanti i UÇK-së, në Ramushin e Veselinoviqit, Srpskas e Vuçiqit
Lexo po ashtu Kadaj-Bujupi “godet” Haradinajn: Nga komandanti i UÇK-së, në Ramushin e Veselinoviqit, Srpskas e Vuçiqit

Ndërsa, Pal Lekaj, mbase duke llogaritur në votën e Donika Kadaj ka thënë se tashmë i kanë siguruar 79 vota, nga ana tjetër shprehet i bindur se do të sigurojnë shumë shpejt edhe një votë dhe çështja e demarkacionit të mbyllet një herë e mirë.

Mirëpo, po nga bashkëpartiakët e saj në AAK, Kadaj Bujupi ishte sulmuar ashpër kur kishte braktisur këtë parti për të kaluar në VV.

Deputeti Daut Haradinaj i kishte replikuar në një seancë  deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadajt, të cilës i tha të mos i ofendojë minoritetet kur edhe nëna e saj vjen nga një minoritet.

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote dhe s’po e bën askush avokatin, por që janë organet e drejtësisë për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, ka thënë Haradinaj.

Duke aluduar në atë që tha Daut Haradinaj se nëna e deputetes nuk është shqiptare, thuhet se nëna e Kadajt është boshnjake.

Deputetja Duda Balje ka reaguar sot lidhur me ofendimin që dikur ia kishte bërë Daut Haradinaj, Kadajt-Bujupit.

Balje ka kërkuar që Kadaj-Bujupi të lihet rahat duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe që nëna e saj i takon komunitetit boshnjak.

“Mirë de, nëna e Donikës është boshnjake, çka ka të keqe këtu. A keni diçka kundër që Donikën ta marrim në VAKAT. Lëreni gruan rehat”, ka shkruar Balje në Facebook.

Kadaj-Bujupi: Votuesi i dikurshëm do të më gjejë edhe brenda listës së VV-së, sepse largimi nga AAK-ja ishte parimor
Lexo po ashtu Kadaj-Bujupi: Votuesi i dikurshëm do të më gjejë edhe brenda listës së VV-së, sepse largimi nga AAK-ja ishte parimor

Teksa paralelisht, Kadaj-Bujupi ka konfirmuar rikthimin e saj në partinë e vjetër edhe anëtarët e VV-së të cilët kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre partiake kanë bërë kërkesë zyrtare në Kuvendit e Kosovës, për krijimin e ri të Grupit Parlamentar, Topalli thotë se Kadaj-Bujupi ka dalë në kohën kur edhe të pakënaqurit tjerë kanë dalë.

“Këto dorëheqjet tona kanë qenë individuale dhe kanë qenë dorëheqje nga postet në Lëvizjen Vetëvendosjes nga pozitat udhëheqëse, nga kryesia dhe nga Këshilli i Përgjithshëm dhe nuk kemi pas ndonjë grup të konsoliduar, ne vetëm sot e kemi dërguar një kërkesën për Grup Parlamentar, kështu që Donika ka dal sot në momentin kur edhe ne kemi dal si grup parlamentar”, ka thënë Topalli

Analisti politik Imer Mushkolaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas kthimit të Donika Kadaj-Bujupit në AAK.

Mushkolaj në mënyrë ironizuese ka thënë se nuk ishin të kotë lotët e Donikës për Ramush Haradinajn.

“Mendojshi që Donika ka derdhë badihava lot për Ramushin, Qeshtu këta të dorëhequrit po shpërbëhen hala pa u kriju “, ka shkruar Mushkolaj.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori