LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Mary Poppinsit, së shpejti në kinema (Video)

Rikthimi i Mary Poppinsit, së shpejti në kinema (Video)

Filmi i ri nga Disney, “Mary Poppins” – me protagoniste aktoren Emily Blunt – që flet për dadon më të dashur për fëmijët, do të rikthehet këto Krishtlindje në ekranin e madh të kinemasë.


Filmi i cili vjen nën regjinë e Rob Marshallit, është vendosur në Londër gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930, 24 vite pas ngjarjeve të filmit origjinal.

Michael Banks punon në bankë dhe në shtëpi jeton me tre fëmijët e tij, Annabel, George, John, dhe shërbëtoren Ellen. Kur familja pësoi humbje personale, magjikja Mary Poppins kthehet në jetën e tyre dhe ndihmon të rizbulojnë gëzimet e jetës.

Krahas Bluntit, në film luanë edhe: Lin-Manuel Miranda, Ben Whishaw, Emily Mortimer, Pixie Davies, Joel Dawson, Nathanael Saleh, Julie Walters, Colin Firth dhe Meryl Streep.

“Mary Poppins” ishte realizuar si film më 1964. Sot konsiderohet si një nga kryeveprat e kinematografisë amerikane. Se si është realizuar ky film, kjo shpjegohet në realizimin “Saving Mr. Banks” të vitit 2014 ku luajnë Emma Thompson dhe Tom Hanks. /Telegrafi/