LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Volkwagen e-Up elektrik

Rikthehet Volkwagen e-Up elektrik

Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen, sërish po ua ofron blerësve veturën e saj më të vogël elektrike – pasi që në fund të vitit 2020 pati ndalur shitjen.

Gjiganti gjerman në fund të vitit 2020 pati ndalë pranimin e porosive për këtë model, por vazhdoi ta prodhojë edhe gjatë vitit të kaluar për të përmbushur obligimet për blerësit që më herët i kishin porositur veturat, transmeton Telegrafi.


Tani Volkswagen ka vendosur që veturën e vogël elektrike sërish ta ofroj për blerësit në Gjermani dhe mbarë Evropë.

e-Up renditet nën modelin ID.3, e deri më tani Volkswagen ka arritur të shet mbi 80 mijë njësi. Në Gjermani është i qasshëm në pakon Style Plus, me një çmim prej 26.895 euro duke përfshirë edhe taksat.

Vetura është e pajisur me bateri me kapacitet prej 32,2 kWh, që i mundëson që me vetëm një mbushje të përshkojë 258 kilometra.

E nëse mbushet me mbushësin e shpejtë me fuqi 40 kW, nevojiten vetëm 60 minuta që bateria të arrijë në 80 për qind të kapacitetit të saj. /Telegrafi/