LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet sërish në funksion, Wikipedia ishte bllokuar si pasojë e një sulmi kibernetik

Rikthehet sërish në funksion, Wikipedia ishte bllokuar si pasojë e një sulmi kibernetik

Si pasojë e një sulmi të fuqishëm kibernetik, Wikipedia është bllokuar përkohësisht në Evropë dhe Lindje të Mesme.

Mësohet se sulmi kishte filluar të premten, duke i shkaktuar probleme gjatë tërë fundjavës, për ta bllokuar në tërësi në fillim të javës tjetër, transmeton Telegrafi.

“Ky nuk është vetëm një sulm, për ta ndaluar së funksionuari, por edhe ndërhyrje në të dhëna. Kushdo që ndërhynë në të dhënat e tjetrit, shkakton krim dhe ndalon shprehjen e lirë” thuhet në komunikatën e ueb-faqes.

Njësia e Wikipedia që funksionon në Gjermani, ka bërë një postim në Twitter, ku kërkon falje për funksionimin e dobët të ueb-faqes, pa ditur për sulmin që ka ndodhur.

Hetimet e brendshme, kanë lënë të kuptohet se është ndërhyrë në sistem dhe u shkaktua bllokimi, derisa nuk bëhet e ditur për marrjen e të dhënave apo shlyerjen e tyre.

Derisa është rikthyer sërish në funksion, po bëhen hetime, se kush është prapa këtij sulmi në Wikipedia dhe si mund të parandalohet.

Ueb-faqja DownDetector, ka treguar hartën e zonave, ku shfrytëzuesit e Wikipedia, nuk kanë mundur për një kohë, të kërkojnë të dhëna si duhet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Kalo në kategori