Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy konfirmoi se do të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend, duke lajmëruar dorëheqjen nga kreu i partisë së tij konservatore, për t’i hapur rrugën përpjekjes presidenciale.
Sarkozy i tha anëtarëve të Partisë Republikane se ky ishte takimi i fundit si udhëheqës i saj. Ai e humbi Presidencën në vitin 2012 ndaj socialistit François Hollande, e kurrë nuk i ka fshehur ambiciet për një rikthim në 2017-n.
Zgjedhjet paraprake të partisë zhvillohen në nëntor, ndërsa Sarkozy do të përballet me rivalitetin e ashpër të 13 anëtarëve të partisë, që kanë shpallur gjithashtu kandidaturat e tyre.
Rivali më i fortë i Sarkozy, ish-ministri i Jashtëm Alain Marie Juppé kritikoi rrëmujën që është bërë mes Nicolas Sarkozy, si kryetar i partisë dhe kandidatit presidencial.
Mbështetësit e republikanëve dhe parti të tjera të djathta dhe të qendrës së djathtë do të votojnë në nëntor për të vendosur se cili do të jetë kandidati i tyre në Presidencialet e vitit të ardhshëm. Fituesi do të përballet me Marine Le Pen nga “Fronti Kombëtar” dhe një socialist, që pritet të jetë sërish François Hollande.
“Ky këshill kombëtar është i fundit si kryetar i republikanëve. Parapraket do të jenë një kohë gare mes disa njerëzve me personalitet të fortë dhe me talent. Kur ne hyjmë në garën presidenciale, përballemi me të majtën dhe ekstremin e djathtë, prandaj është e papranueshme që të sulmojnë njëri-tjetrin”, deklaroi Sarkozy para partisë, në përpjekje për të grumbulluar sa më shumë mbështetje.
Gjatë muajve të parë të vitit, sondazhet tregonin se Alain Marie Juppé kishte më shumë mbështetje se Sarkozy, por sondazhet më të fundit kanë treguar se ish-presidenti po kthehet bindshëm dhe kjo tregon se beteja mund të jetë shumë më e fortë nga sa mendohej fillimisht. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë