LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Hillary: Pushimi më ndihmoi të reflektoj (Video)

Rikthehet Hillary: Pushimi më ndihmoi të reflektoj (Video)

“Koha në shtëpi më ndihmoi për të reflektuar”, kjo ishte fjalia e Hillary Clinton, pasi iu rikthye fushatës me rekomandimin e mjekut se ajo është e aftë për ta përballuar dhe pse jo për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në ditën e pestë pas incidentit shëndetësor të 11 shtatorit , ish-Sekretarja e Shtetit siguroi se do të punojë për një botë më të mirë, që fëmijët të jetojnë në një botë të sigurt.


“Më jepni mundësinë të jem presidentja juaj”, tha Clinton nga mitingu i saj në Karolinën e Veriut.

Hillary Clinton premtoi se nuk di të bëjë “show” sikurse rivali i saj politik Donald Trump, duke përmendur pjesën e publikimit të raportit të tij shëndetësor tek “The dr Oz”.

Ndërsa nga ana tjetër, republikani Trump premtoi se do e kthejë ekonominë amerikane në ditët e arta të kohës së Bill Clinton. Miliarderi tha se do e rrisë ekonominë me 4% çdo vit.

Ndërkaq në më pak së 8 javë para ditës së zgjedhjeve, Donald Trump dhe Hillary Clinton vijojnë të jenë në një garë të ngushtë, pasi sikurse tregon sondazhi më i fundit i “ New York Times” dhe “CBS News” kandidatja demokrate, ka mbështetjen e 46 për qind të votuesve, ndërsa trump ka 44 për qind të votave.

Të dy kandidatët janë ndër më të vjetrit që kanë garuar ndonjëherë për Shtëpinë e Bardhë.

Nëse president do të zgjidhej Donald Trumpi 70-vjeçar, atëherë ai do të ishte politikani më i moshuar që ulet në zyrën ovale. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori